Flash

Tre vite burg kush tallet me Begajn dhe Qeverinë

Lapsi.al 1 August 2025
Tre vite burg kush tallet me Begajn dhe Qeverinë

Para disa vitesh, kur ishin ende në bankat e shkollës, lexonim në librin e Historisë për kohët kur në vendin tonë mjaftonte një shaka me “udhëheqësin” që të zgjoheshe në Spaç, pa kuptuar pse të kishin marrë.

Sot, për të ruajtur frikën dhe censurën, njësoj si atëherë, duket se kemi vendosur ta rikthejmë atë kohë, vetëm se i kemi vendosur pak më shumë grim demokracie.

Një nen në Kodin e Ri Penal, i hartuar nga ministri Ulsi Manja dhe një ekip i zgjedhur nga vetë ai, ndalon tashmë çdo tallje, ironi apo batutë ndaj Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama dhe gjithë Këshillit të Ministrave.

Kushdo që tenton të tallet me “udhëheqjen”, dënohet me 3 vite burg. Po, 3 vite burg, por jo për korrupsion e shpërdorim detyre, por për humor.

Tashmë në Shqipëri nuk do të futen në burg ata që shpërdorojnë fondet publike, por ata që guxojnë të thonë se Edi Rama ka arritur më shumë në pikturë sesa si kryeministër (pavarësisht dështimit në të dyja).

Nëse përmend që presidenti Begaj ka bërë më shumë selfie sesa fjalime, kujdes, se të pret burgu. Apo nëse thua që ndonjë ministër e ka kaluar më shumë kohën në TikTok sesa në zyrë, kujdes, se bëhesh shok qelie me Lali Erin.

Kjo nuk është vetëm tragjike, është komike. Komike sa të dënohesh për satirë në një vend që ende përpiqet të sillet si demokraci europiane, pavarësisht se duket se nuk ka qenë kurrë e tillë.

Në vend që të forcojmë shtetin ligjor, po forcojmë kultin e individit. Në vend që të rrisim transparencën, po mbyllim gojët. Në vend që të luftojmë krimin dhe korrupsionin, po shpallim armiq publikë ata që tentojnë të bëjnë pak humor në një vend që e ka mbytur varfëria.

Ky nen i ri nuk është ligj, por pasqyrë e frikës që pushteti ka nga humori, sepse tallja është më e fuqishme se propaganda, dhe humori e zhvesh pushtetin nga serioziteti fallco me të cilin ai mbulohet.

Por në një kohë kur rinia është larguar dhe nuk ka mbetur asnjë që të ngrihet dhe të protestojë ndaj këtij pushteti, atëherë nuk na mbetet gjë tjetër që shqiptarët e Diasporës t’i presim në kufij me pankartat:

Mirë se vini në Republikën e Humorit të Kriminalizuar!

Neni 235 në Kodin e Ri Penal

Përdhosja e Republikës dhe simboleve të saj

1. Përdhosja e Himnit Kombëtar, flamurit apo stemës së Republikës të ekspozuara në institucionet shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj ose, jo më pak se sa dy dënime plotësuese kur çmohet se arrihet qëllimi i dënimit penal nëpërmjet tyre.

2. Përdhosja e Republikës, Presidentit, Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Gjykatës Kushtetuese ose sistemit gjyqësor, forcave të armatosura apo dëshmorëve të Atdheut, dënohet me burgim deri  në tre vjet.

3. Përdhosja publikisht e Kombit Shqiptar, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.

4. Nëse përdhosja sipas paragrafëve më sipër, kryhet gjatë një feste publike ose ceremonie zyrtare, dënohet me burgim deri në katër vjet.

5. Për qëllim të këtij ligji me përdhosje do të kuptohet dhunimi i diçkaje të shenjtë, vetive të larta morale apo vlerave të nderuara botërisht, poshtërimi, bërja e padobishme, përçmimi, tallja, përlyerja, apo përbuzja e institucioneve të përmendura në këtë dispozitë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

E premtja do të jetë një ditë tipike vere në Shqipëri, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Qielli do të jetë kryesisht i pastë...

07:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI