Flash

Hamasi për tërheqjen nga lufta:Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez të pavarur

Lapsi.al 2 August 2025
Hamasi për tërheqjen nga lufta:Nuk dorëzojmë armët pa

Hamasi ka deklaruar zyrtarisht se nuk do të dorëzojë armët përveç nëse themelohet një shtet palestinez i pavarur dhe sovran, me kryeqytet Jerusalemin. Në një deklaratë të publikuar nga organizata, thuhet se “rezistenca e armatosur nuk mund të braktiset veçse me rikthimin e plotë të të drejtave tona kombëtare dhe më e rëndësishmja prej tyre është krijimi i një shteti palestinez të pavarur dhe sovran, me Jerusalemin si kryeqytet”.

Deklarata e Hamasit vjen në një moment kur bisedimet indirekte mes saj dhe Izraelit për një armëpushim 60-ditor dhe për marrëveshjen mbi lirimin e pengjeve janë ndërprerë javën e kaluar, duke hyrë në ngërç të thellë.

Njëkohësisht, Hamas dënoi ashpër vizitën e të dërguarit amerikan Steve Wietkoff, i cili ndodhej të premten në një nga qendrat shpërndarëse të ndihmave humanitare të “Gaza, Humanitarian Fund”, në Rripin e Gazës.

Organizata e përshkroi vizitën si “asgjë më shumë se një shfaqje të planifikuar, me qëllim mashtrimin e opinionit publik, përmirësimin e imazhit të okupimit dhe ofrimin e mbështetjes politike për menaxhimin e urisë dhe vazhdimin e vrasjeve sistematike të fëmijëve dhe civilëve të paarmatosur në popullin tonë në Rripin e Gazës”.

Në të njëjtën deklaratë, Hamas akuzon Uashingtonin se është “bashkëfajtor në krimin e urisë dhe gjenocidit që ndodh në sytë e gjithë botës”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI