Flash

Kodi i ri Penal, BE: Ndryshimet s’janë në përputhje me standardet tona!

Lapsi.al 2 August 2025
Kodi i ri Penal, BE: Ndryshimet s’janë në përputhje me

“Jemi veçanërisht të shqetësuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi i punës, të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.”

Ky është reagimi i dytë brenda ditës i Bashkimit Europian në Tiranë për Top Channel mbi pyetjet konkrete të dënueshmërisë në rastet kur zbulohet sekreti apo për nenin që parashikon dënim mbi komentet në rrjete përpara shpalljes së një verdikti.

Zyra e Brukselit në Tiranë i thotë TCH se janë në dijeni për shqetësimet serioze të shprehura nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë, si dhe nga shoqëria civile, në lidhje me disa prej ndryshimeve të propozuara. Dhe duke shtuar shqetësimin mbi dispozitat që mund të impaktojnë qytetarët lirinë e shprehjes dhe të medias, zyra e Be shton se këto dispozita nuk janë në përputhje me standardet e BE.

Jemi të bindur thuhet më tej në reagim se në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësim, këto shqetësime do të adresohen. Në reagimin për TCH thuhet se ‘BE nuk ka qenë pjesë e këtij grupi ekspertësh dhe se aktualisht këto propozime po shqyrtohen’. Duke treguar gatishmëri për ndihmë teknike shtohet më tej se rishikimi i kodit është një proces i rëndësishëm dhe kompleks dhe me një ndikim afatgjatë në shoqëri dhe në drejtësi.

“Në periudhën afatshkurtër, BE-ja e inkurajon Shqipërinë t’i japë përparësi atyre ndryshime legjislative që janë të nevojshme për të përmbushur standardet ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grup-kapitullin 1 (p.sh. dekriminalizimi i shpifjes, rishikimi i kuadrit ligjor për trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, abuzimin me fëmijët, armët e zjarrit, pastrimin e parave)” thuhet më tej.

Diplomatët e Brukselit në Tiranë nënvizojnë rëndësinë e garantimit të konsultimit gjithëpërfshirës me të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë dhe aktorët e shtetit të së drejtës, si dhe me shoqërinë civile, për të garantuar cilësinë më të lartë të legjislacionit që do të miratohet./ TCH

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI