Flash

Mashtrimi i gjermanëve, gjykata lë në fuqi masat e grupit të 'call center' në Tiranë

Lapsi.al 2 August 2025
Mashtrimi i gjermanëve, gjykata lë në fuqi masat e grupit të

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë për 7 anëtarët e grupit kriminal që mashtruan qindra gjermanë përmes Call Center. Togat e zeza kanë bërë verifikimin dhe lanë në 'arrest në burg' 4 persona dhe 3 të tjerë 'arrest në shtëpi'.

Konkretisht, është caktuar masa 'arrest me burg' për Emiljano Sejdillari, Tafil Dyrmishi, Sokol Krasniqi, Eltion Logu, Rodrigo Guga, ndërsa 'arrest në shtëpie' Lisjane Çulani, Mateo Llozhi dhe Kejdi Nuka. Një prej anëtarëve të grupit është ende në kërkim dhe dyshohet se është larguar nga Shqipëria.

Nga një Call Center i paligjshëm që vepronte në Tiranë, anëtarët e grupit telefonin qytetarë gjermanë, të cilëve u prezantoheshin si oficerë policie që do t’u mundësonin rikuperimin e parave të humbura për investime në Forex apo Crypto. Deri tani dëmi i dokumentuar i shkaktuar viktimave është 363,501 euro.

Pala shqiptare dhe ajo gjermane, deklaruan se u parandalua vjedhja e 10 milion eurove përmes thirrjeve telefonike që bëheshin nga Tirana.

Tashmë SPAK ka nisur edhe hetim pasuror për personat e dyshuar në këtë operacion ndërkombëtar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI