Flash

Ndryshoi mbiemrin në Shqipëri për t'i shpëtuar burgut,arrestohet kur kthehet në Itali

Lapsi.al 2 August 2025
Ndryshoi mbiemrin në Shqipëri për t'i shpëtuar

Një 28-vjeçar shqiptar, i cili ishte në arrati prej gati dy vitesh është arrestuar nga policia italiane. Ai ishte dënuar me tre vite burg dhe një gjobë prej afro 12.500 euro për trafik të lëndëve narkotike me bashkëpunim, një krim i kryer në Milano në shtator të vitit 2023. Më 15 dhjetor të po atij viti, i riu kishte thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ishte larguar nga Italia.

Pas arratisë, ai ishte kthyer në Shqipëri, ku kishte ndërruar mbiemrin dhe më pas ishte rikthyer në Itali me dokumente të reja, duke shpresuar të mos njihej nga autoritetet. Sipas mediave fqinje, në këtë mënyrë ai shpresonte të bëhej i panjohshëm dhe t’i shpëtonte dënimit të mbetur për trafik droge që rëndonte ende mbi të.

Megjithatë, falë hetimeve dhe ndjekjes së kryer, i riu u kap në një kontroll rrugor në segmentin e autostradës në zonën San Giovanni të Duinos. Pas përfundimit të procedurave të zakonshme, ai u dërgua në burgun e Coroneos, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit, dy vite, nëntë muaj e 14 ditë, sipas vendimit të Gjykatës së Milanos.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI