Flash

Kreu i opozitës flet para SPAK për krimet elektorale

Lapsi.al 4 August 2025
Kreu i opozitës flet para SPAK për krimet elektorale

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar mesazhin që la në SPAK, pasi u paraqit në zbatim te mases se sigurise detyrim paraqitje. Përmes një komunikimi pasi doli nga SPAK, Berisha e quajti Dumanin “mashtrues publik i rangut më të lartë”, dhe duke e akuzuar se ka dezinformuar opinionin publik lidhur me paditë për krime zgjedhore.

Berisha u shpreh se opozita do të nisin punën me “zbërthimin e këtij mashtrimi publik”, ndërsa akuzoi Dumanin si “avokatin kryesor të krimit të shëmtuar elektoral dhe garantin më të madh të dhunimit të standardeve zgjedhore në vend”.

Berisha: Unë lashë këtë shënim Altin Treoplini allias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron. Deklaroj se paditë e sjella në Skap për krime elektorale pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova. E garantoj se do përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se komisioni, parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik. Me këtë mashtrim publik Altin Troplini është dhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të cdo standardi për votimin e shqiptarëve.

Po kështu në një mashtrim të pacipë, ai i deklaroi shqiptarëve se Strasburgu për cështjen Gëllçi u dezinformua Strasburgu, sepse ai nuk u dorëzua, por u arrestua.

Në vend që të kërkojë ndjesë publike për masat represive ndaj gazetarit Gëllci, mashtron sikur Strasburgu ka vendosur mbi bazën e mashtrimit, cka nuk mund të ndodhë kurrë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI