Flash

U kap me lëndë narkotike në oborrin e banesës në Lazarat, arrestohet 55-vjeçari

Lapsi.al 5 August 2025
U kap me lëndë narkotike në oborrin e banesës në

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në fshatin Lazarat, pasi kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.

Gjatë kontrollit, një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie. Arrestimi u krye pas monitorimeve me dron, si pjesë e operacionit “Koordinata”.

Njoftimi i policisë:

Kishte kultivuar bimë narkotike, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat, arrestohet 55-vjeçari. Sekuestrohet me cilësinë e provës materiale, një pjesë e vogël e bimëve. Pjesa tjetër asgjësohet nëpërmjet djegies.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, të cilat kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Gjirokastër evidentoi një rast në këtë fushë. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi Xh. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar disa bimë narkotike Cannabis Sativa, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI