Flash

Zbardhen detaje nga atentati ndaj Lleshajt, u qëllua pak larg banesës së tij

Lapsi.al 5 August 2025
Zbardhen detaje nga atentati ndaj Lleshajt, u qëllua pak larg banesës

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e 65-vjeçarit, Frrok Lleshaj mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës. Lleshaj u gjet i vrarë nga kalimtarët e fshatit Paçram pak larg banesës së tij, ndërsa pista kryesore e hetimeve është gjakmarrja.

65-vjeçari raportohet se 30 vjet më parë ka vrarë kushëririn e tij Dodë Lleshaj. Ai u arrestua për këtë ngjarje, por u arratis nga burgu në vitin 1997. Më pas u arrestua sërish në vitin 2006 ku vuajti 21 vjet burg dhe u lirua në mars të vitit 2023.

“Me vendim nr.37, datë 17.03.2006, në datën 17.03.2006, të njëjtin Shkodër, dënimi 25 vite burgim për vrasjen me dashje dhe është në datën 16.03.2023 nga IEVP Shkodër” , thuhet në dosjen e Frrok Lleshajt.

Edhe pse u dënua me burg, ai nuk e pranoi asnjëherë autorësin e ngjarjes për të cilën u akuzuar. Ndërkohë raportohet se në fillim të viteve '90, Frrok Lleshaj ka punuar si efektiv policie.

Bëhet me dije se është krijuar një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI