Flash

Tërmeti me magnitudë 8.8 në Rusi riaktivizon disa vullkane

Lapsi.al 6 August 2025
Tërmeti me magnitudë 8.8 në Rusi riaktivizon disa vullkane

Një tërmet masiv që goditi pranë Gadishullit Kamchatka të Rusisë javën e kaluar, një nga më të mëdhenjtë e regjistruar ndonjëherë, ka shkaktuar shpërthime dhe aktivitete të tjera në shtatë vullkane në rajon, sipas një grupi rus sizmologjik.

Tërmeti me magnitudë 8.8 ballë bëri që gadishulli të zhvendosej gati dy metra në jug dhe shkaktoi aktivitet në një zinxhir vullkanesh, disa prej të cilëve kanë mbetur në gjumë për qindra vjet.

Nga vullkani Krasheninnikov u pa rrjedhje lave javën e fundit për herë të parë në gati 600 vjet dhe pati një shpërthim të madh të dielën. Zyrtarët vendas thanë se rrjedha e fundit e lavës u regjistrua në vitin 1463.

Një sizmolog rus i tha për mediat lokale se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis tërmetit të fuqishëm dhe aktivitetit të freskët vullkanik në zonën që shtrihet përgjatë kufirit të largët lindor të Rusisë në Detin Bering dhe direkt në perëndim të zinxhirit të Ishujve Aleutian të Alaskës.

“Ne ia atribuojmë shpërthimet tërmetit, i cili aktivizoi vatrat magmatike dhe u dha atyre energji shtesë”, tha për TASS Alexey Ozerov, anëtar korrespondent i Akademisë Ruse të Shkencave dhe drejtor i Institutit të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës ...

07:17

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI