Flash

Rebel Wilson paditet nga aktorja e “The Deb”

Lapsi.al 7 August 2025
Rebel Wilson paditet nga aktorja e “The Deb”

Rebel Wilson është përballur me një padi të re ligjore, këtë herë nga një prej aktoreve kryesore të filmit të saj debutues si regjisore, “The Deb”.

Më 7 gusht, aktorja australiane Charlotte MacInnes i ka dorëzuar zyrtarisht Wilson një “Concerns Notice”, që sipas ligjit australian është hapi i parë për ngritjen e një padie për shpifje, konfirmon ekipi ligjor i MacInnes për revistën PEOPLE.

Sipas deklaratës zyrtare, MacInnes “e ka mohuar me forcë dhe vazhdimisht” se ka qenë viktimë e një sulmi seksual, por Rebel Wilson ka pretenduar në rrjetet sociale se ajo ka gënjyer në këmbim të favoreve, përfshirë rolin kryesor në një tjetër film, “Gatsby”.

“Zonja Wilson ka vazhduar të përhapë publikisht këto akuza, gjë që na detyroi të ndërmarrim hapa ligjorë,” – thuhet në deklaratë.

Ajo tani ka 28 ditë kohë për të reaguar ndaj njoftimit — qoftë me një korrigjim apo ndjesë publike — përpara se të nisë zyrtarisht procesi gjyqësor.

Kjo padi vjen në një kohë kur Wilson është përfshirë në disa beteja ligjore që lidhen me filmin “The Deb”, përfshirë edhe një proces gjyqësor të ngritur më parë nga prodhuesit Amanda Ghost, Gregor Cameron dhe Vince Holden, të cilët e kanë paditur në SHBA për shpifje.

Ata e akuzojnë aktoren e “Pitch Perfect” se ka përhapur akuza të pavërteta për sjellje të keqe gjatë xhirimeve, në përpjekje për të ndaluar premierën e filmit në Festivalin Ndërkombëtar të Torontos.

Në kundërpadi, Wilson pretendoi se producentët janë përfshirë në sjellje abuzive dhe madje edhe ngacmime seksuale, duke përmendur rastin e Charlotte MacInnes, të cilës sipas saj i ishin bërë përparime të padëshiruara nga producentja Amanda Ghost.

MacInnes, nga ana e saj, ka mohuar plotësisht akuzat dhe i ka quajtur ato “tërësisht të pavërteta dhe absurde.” Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, ajo thekson se pretendimet e Wilson dëmtojnë reputacionin e saj dhe nënvlerësojnë realitetin e viktimave të vërteta.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në këto akuza që përfshijnë emrin tim,” tha MacInnes në një deklaratë publike.

“Kam folur që në shtator 2023 dhe po flas sërish tani për të mbyllur këtë çështje. Akuzat e rreme dëmtojnë realitetin e viktimave të vërteta – dhe unë nuk do të jem pjesë e një narrative të trilluar.”

Sakaq, më 25 korrik, kompania AI Film ka ngritur një tjetër padi ndaj Wilson në Gjykatën Supreme të New South Wales, Australi, duke e akuzuar se ka sabotuar qëllimisht publikimin e filmit dhe ka shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe imazhi.

Vetë Rebel Wilson, në një postim në Instagram, ka reaguar me ironi ndaj situatës, duke promovuar këngën e parë të filmit të saj me titull “F--- My Life”, të cilën e përshkroi si një reflektim të ndjesive të saj gjatë këtij procesi.

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne

Së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne. Vokalisti i Black Sabbath vdiq nga një atak në zemër, sipas një certifikate vdekjeje të paraqitur ...

14:24

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI