Flash

Selena Gomez flet për miqësinë me Taylor Swift

Lapsi.al 7 August 2025
Selena Gomez flet për miqësinë me Taylor Swift

Selena Gomez ka treguar për herë të parë historinë e miqësisë së saj me Taylor Swift, gjatë një interviste të fundit në podkastin “Therapuss”.

Aktorja dhe këngëtarja 33-vjeçare zbuloi se ajo dhe Taylor janë njohur kur të dyja po takoheshin me djemtë e grupit Jonas Brothers.

“Isha me Nick [Jonas], dhe ajo me Joe [Jonas],” kujtoi Selena me buzëqeshje. “Ishim shumë të reja. Nuk kishim asnjë ide çfarë po bënim.”

Selena tregon se ajo ishte vetëm 15 vjeç, ndërsa Taylor 18, dhe që nga ajo kohë nisi një miqësi që zgjat edhe sot e kësaj dite.

“Ne themi shpesh që gjëja më e mirë që kemi marrë nga ato marrëdhënie ishim ne për njëra-tjetrën,” tha ajo.

Swift dhe Joe Jonas u ndanë në vitin 2008, po ashtu edhe Selena me Nick, edhe pse ata u ribashkuan shkurtimisht në 2010. Pavarësisht ndarjeve, Selena tha se të gjithë janë ende në marrëdhënie të mira: “Të gjithë e njohim dhe e duam njëri-tjetrin akoma.”

Sipas saj, ato u bënë të pandashme duke kaluar së bashku edhe ndarjet e para romantike.

“Siç bëjnë vajzat. Dhe pastaj, nuk e di, thjesht qëndruam bashkë nëpër të gjitha ulje-ngritjet që pasuan. Dhe ja ku jemi, 16 vite më pas.”

Selena kujtoi gjithashtu momentin kur Taylor i luajti për herë të parë këngën e saj hit “Love Story”, që besohet gjerësisht se është shkruar për Joe Jonas. “Isha në një dhomë hoteli dhe e mbaj mend shumë mirë. Sapo e dëgjova, mendova: ‘Kjo është një nga këngët më të bukura që kam dëgjuar ndonjëherë.’”

Selena Gomez e përshkroi Swift si një “kameleon të jashtëzakonshëm” dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen që kanë pasur për njëra-tjetrën në çdo etapë të jetës.

Ndërkohë, në të njëjtin episod, Gomez foli edhe për lidhjen e saj me producentin Benny Blanco, me të cilin është e fejuar prej vitit 2024. Ajo rrëfeu se e ka njohur që në moshën 16-vjeçare, por nuk ishte koha e duhur atëherë.

Tani, çifti është në pritje të dasmës, edhe pse Selena shton se kanë ende projekte personale për të përfunduar para se të hyjnë në “detajet e vogla”.

 

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne

Së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne. Vokalisti i Black Sabbath vdiq nga një atak në zemër, sipas një certifikate vdekjeje të paraqitur ...

14:24

Detaje nga romanca e re e Jessica Alba

Jessica Alba është në një kapitull të ri të jetës së saj pas ndarjes nga bashkëshorti Cash Warren. Aktorja 44-vjeçare është parë shpesh në shoqërinë e aktori...

19:55

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI