Flash

Jacob Elordi dhe Olivia Jade Giannulli i japin fund lidhjes

Lapsi.al 8 August 2025
Jacob Elordi dhe Olivia Jade Giannulli i japin fund lidhjes

Jacob Elordi dhe Olivia Jade Giannulli janë ndarë pas katër vitesh lidhje.

Çifti u përfolën për romancë dashurie në fund të vitit 2021, kur u panë duke pirë kafe së bashku në lagjen Silver Lake të Los Anxhelosit, vetëm një muaj pas ndarjes së Jacob nga modelja dhe aktorja Kaia Gerber.

Në atë kohë, burime për PEOPLE dhanë raporte të ndryshme për statusin e lidhjes mes Elordit dhe Giannullit, ku një burim tha se ata po "takoheshin", ndërsa një tjetër e mohoi lidhjen e tyre.

 

Elordi dhe Giannulli thuhet se u ndanë në gusht 2022, por më vonë u ribashkuan dhe u panë duke kaluar pushime së bashku në Itali në qershor 2023.

Ata gjithashtu u panë duke kaluar kohë në Liqenin Coeur d'Alene në Idaho, me prindërit e Olivia, Lori Loughlin dhe Mossimo Giannulli, në mes të korrikut.

Në korrik 2023, PEOPLE konfirmoi se dyshja ishin sërish së bashku – një burim theksoi se ata "po bëheshin seriozë" në lidhjen e tyre.

 

Mes thashethemeve të vazhdueshme për romancën e tyre, disa burime treguan për PEOPLE se ata ishin ende bashkë në janar të vitit 2024.

Lajmi për ndarjen ka ardhur pasi influencuesja tregoi një pjesë të jetës së saj në Paris.

Në një vlog në YouTube, Giannulli shprehu entuziazmin e saj për atë që ajo mendon se do të jetë një periudhë "formative" në qytetin e huaj.

Ndërkohë, Elordi ka bërë bujë në media për bashkimin me ish-të dashurën e tij, Kaia Gerber, në festën e ditëlindjes të Cara Delevingne në Los Anxhelos më 5 gusht, e cila përfshiu mysafirë të famshëm si Margot Robbie, Selena Gomez, Colman Domingo dhe Paris Hilton, sipas E! News.

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne

Së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne. Vokalisti i Black Sabbath vdiq nga një atak në zemër, sipas një certifikate vdekjeje të paraqitur ...

14:24

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI