Flash

Shpërndante køkainë me makinë, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 8 August 2025
Shpërndante køkainë me makinë, arrestohet

Në total u sekuestrua 250 gramë kokainë, që do të shitej përmes dozave në lagje të ndryshme të Durrësit, si dhe në zonën e plazhit.

Një aktivitet ilegal për shitjen e kokainës në Durrës, është goditur nga policia gjatë aksionit të koduar “Il Punto”. Në pranga ra 43-vjeçari Jorgent Dhima, i cili u kap në flagrancë brenda makinës së tij me disa doza kokaine.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e shpërndarjes së kokainës Operacioni i koduar “Il Punto”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Durrës. Shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të Durrësit, si dhe në zonën e plazhit; vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohen 250 gramë kokainë, doza me lëndë narkotike kokainë, 3 aparate celularë dhe automjeti që përdorte 43-vjeçari për të shpërndarë lëndën narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shpërndante kokainë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Il Punto”.

Operacioni u zhvillua në lagjen nr. 18, Durrës, ku si rezultat u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi J. Dh., 43 vjeç, banues në lagjen 7, Durrës.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një sasi tjetër lënde narkotike të dyshuar kokainë, e futur në disa qese, si dhe një peshore elektronike, me peshë totale 250 gramë, që shërbente për peshimin e lëndës narkotike në doza. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 8 gusht 2025

Këtë të premte, 8 gusht 2025, euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.5 lekë. Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet so...

08:57

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI