Flash

Sondazhi: Gjermanët "pro" idesë që Merz të rrisë presionin mbi Izraelin

Lapsi.al 8 August 2025
Sondazhi: Gjermanët "pro" idesë që Merz të

Menjëherë pas zgjedhjes së tij si kancelar, Friedrich Merz, deklaroi në një intervistë se nuk i kuptonte më qëllimet e Izraelit në luftën e Gazës. Kohët e fundit kancelari i bëri thirrje pa asnjë mëdyshje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të lehtësojë vuajtjet e afërsisht dy milionë njerëzve në Rripin e Gazës.

Megjithatë, ndryshe nga Franca, Britania e Madhe apo Kanadaja, Gjermania vazhdon të ngurrojë sa i përket njohjes së një shteti palestinez në përgjigje të situatës në Rripin e Gazës. Merzi planifikon të marrë së shpejti një vendim për sanksione të mundshme kundër Izraelit. Si e konsiderojnë njerëzit në Gjermani kursin e kancelarit në këtë çështje?

Përparësi kryesore fati i pengjeve

Sipas anketimit "Deutschlandtrend" të zhvilluar nga korporata radio-televizive publike gjermane, ARD, për njerëzit në Gjermani, mbetet përparësi kryesore fati i pengjeve që mbahen ende robër nga grupi terrorist islamist Hamas. Një shumicë e madhe mendon se kancelari duhet ta shtojë presionin për ta detyruar Izraelin të ndryshojë qasjen e tij ndaj palestinezëve.

Si Merz ashtu edhe paraardhësi i tij socialdemokrat, Olaf Scholz, kanë theksuar vazhdimisht se ndjejnë një përgjegjësi të veçantë nga ana e Gjermanisë për ekzistencën e Izraelit. Por nga të anketuar për programin e ARD "Deutschlandtrend" vetëm 31 përqind vazhdojnë të mendojnë kështu, pra pesë përqind më pak nga sondazhi i mëparshëm i zhvilluar në muajin shkurt.

Për emisionin aktual ARD-Deutschlandtrend instituti i hulumtimit të opinionit publik infratest-dimap anketoi 1,321 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë përfaqësuese në periudhën 4 deri më 6 gusht të këtij viti./ DW

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në ...

07:14

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI