Flash

Basti i Putinit për armëpushim: Paqja, në këmbim të Lindjes së Ukrainës

Lapsi.al 9 August 2025
Basti i Putinit për armëpushim: Paqja, në këmbim të

Presidenti rus, Vladimir Putin, i paraqiti Administratës Trump këtë javë një propozim gjithëpërfshirës për një armëpushim në Ukrainë, duke kërkuar lëshime të mëdha territoriale nga Kievi – dhe një shtytje për njohje globale të pretendimeve të tij – në këmbim të ndalimit të luftimeve, sipas zyrtarëve evropianë dhe ukrainas, që folën me Wall Street Journal.

Presidenti rus Putin i tha të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve, Steve Witkoff, gjatë një takimi më parë këtë javë në Moskë, se ai do të binte dakord për një armëpushim të plotë, nëse Ukraina do të pranonte të tërhiqte forcat ushtarake nga i gjithë rajoni i Donetskut i Ukrainës Lindore.

Kështu, duke i dhënë Rusisë kontrollin mbi Donetskun, Luhanskun dhe Krimenë, të cilat Putin dëshiron të njihen ndërkombëtarisht si pjesë e Federatës Ruse.

Ky propozim i fundit duket të jetë një ndryshim i rëndësishëm nga kërkesat e mëparshme të bëra nga Rusia për një armëpushim me Ukrainën, i cili përfshinte kontrollin mbi disa rajone të tjera në Ukrainën Lindore, neutralitetin e Ukrainës, një fund të dërgesave të armëve në Ukrainë dhe asnjë vendosje të trupave të NATO-s ose SHBA-ve në Ukrainë.

Propozimi i Rusisë përfshin dy faza, sipas zyrtarëve evropianë. Në fazën e parë, forcat ukrainase do të tërhiqeshin nga Donetsku dhe vijat e betejës do të ngriheshin në Ukrainën Lindore. Kjo do të pasohej nga një fazë e dytë, në të cilën Putin dhe Trump do të binin dakord për një plan përfundimtar paqeje që më vonë do të negociohej me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zyrtarët evropianë dhe ukrainas, të cilët u informuan nga Presidenti Trump dhe Witkoff në një seri telefonatash këtë javë, thanë se shqetësohen se Putini po e përdor ofertën thjesht si një dredhi për të shmangur ndëshkimin e sanksioneve dhe tarifave të reja kundër Rusisë, të cilat pritej të vendoseshin të premten nga Shtetet e Bashkuara.

Nga ana tjetër, Trump ka shpallur një Samit të jashtëzakonshëm me Rusinë, i cili do të mbahet në Alaska të SHBA-ve, por që njëkohësisht është territori amerikan më i afërt me Rusinë dhe ndahet vetëm nga 85 kilometrat e ngushticës së Beringut.

Të këshilluara

Takimi Trump-Putin, Moska refuzon Italinë

Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar kryeministres italiane Giorgia Meloni që të organizojë në Romë një samit me presidentin rus Vladimir Putin për të ...

17:48

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI