Flash

Grenell: Kurti e Osmani duhet ta mbrojnë Thaçin, nesër mund të jenë në vendin e tij

Lapsi.al 9 August 2025
Grenell: Kurti e Osmani duhet ta mbrojnë Thaçin, nesër mund

Richard Grenell, përfaqësuesi special i presidentit amerikan, Donald Trump, në një intervistë ekskluzive me gazetaren e Klan Kosovës, Jehona Bajrami-Gashi, i ka komentuar zhvillimet në Gjykatën Speciale.

I pyetur se në rast se ish-presidenti Hashim Thaçi do të dënohej, a do ta njihte këtë vendim qeveria amerikane, Grenall tha se ka ende besim në sistemin e drejtësisë dhe që individët do t’i dëgjojnë provat dhe nuk do të veprojnë politikisht.

“Shikoni, unë kam ende besim në sistemin e drejtësisë që individët që po i dëgjojnë provat nuk do të veprojnë politikisht. Shikoni provat dhe unë më të vërtetë do t’i inkurajojë njerëzit të shohin se çfarë po thonë, si aktakuza ndaj Thaçit”.

“Unë përqendrohem në këtë rast në Hagë. Nuk dua të futem në këtë. Dua të kem shpresë dhe mendje të shëndosh se gjyqtarët do ta hedhin [aktakuzën] dhe në atë moment dua të kemi një pajtim të mirëfilltë se pse po ndodh kjo, pse po ndodhin këto ndjekje politike penale. Duhet rregullojmë këtë rrëmujë”, tha Grenell, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani mund ta ndihmojnë Hashim Thaçin, pasi sipas tij, kjo nuk është për ta mbrojtur Thaçin si individ por për ta mbrojtur Kosovën.

“Mendoj se qoftë presidentja Osmani, kryeministri Albin Kurti mund të bëjnë diçka dhe kjo nuk ka të bëjë për ta ndihmuar Hashim Thaçin por për ta ndihmuar Kosovën. Kjo ka të bëjë me rikthimin e sovranitetit të Kosovës duke thënë se ne do t’i trajtojmë vet çështjet tona gjyqësore”.

“Askush s’po thotë që këto aktakuza të hedhen automatikisht, por kishim një vizion gjithmonë që të mos kemi një gjyqtar ndërkombëtar që gjykon, por të marrin gjyqtarë të Kosovës dhe të tregojnë se kanë një sistem gjyqësor në vend për të vënë drejtësinë në mënyrë të duhur”, tha Grenell, njofton Klankosova.tv.

Ai i bëri apel Kurtit e Osmanit që të dy të bëjnë më “shumë për ta mbrojtur Kosovën, sepse një ditë është Hashim Thaçi, të nesërmen mund të jetë që të jenë ata”.

“Kisha bërë apel te Albin Kurti dhe presidentja Osmani që të dy të bëjnë më shumë për ta mbrojtur Kosovën, sepse një ditë është Hashim Thaçi, të nesërmen mund të jetë që të jenë ata. Ndjekjet politike janë të tmerrshme, duhet t’i refuzojmë këto dhe duhet të kemi një sistem që iu mbron nga kjo, qoftë në Amerikë, qoftë në Kosovë”, tha Grenell. /Klankosova.tv

Të këshilluara

Fundjava nis me temperatura të larta

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në ju...

08:29

Tiranë, i riu mbërrin i plagosur në spital

Një 27-vjeçar me inicialet R. Ç., është vetëparaqitur në spital rreth orës 23:00 i plagosur në këmbë. Në njoftim thuhet se ai ishte plagosur me armë zjarri në v...

10:28

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI