Flash

Qëndresa Qytetare: Liria e medias ka pësuar regres të ndjeshëm

Lapsi.al 9 August 2025
Qëndresa Qytetare: Liria e medias ka pësuar regres të

Organizata "Qëndresa Qytetare" ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Në reagim thuhet se Qëndresa Qytetare shpreh shqetësimin më të thellë për aksionin e Policisë në godinën e televizonit News 24 dhe mediave partnere Ballkanweb, Gazeta Shqiptare dhe Gazeta Panorama.

Në deklaratë thuhet se Qëndresa Qytetare solidarizohet me stafin e News 24 dhe fton qytetarët shqiptarë të reagojnë në mbrojtje të një media që i shërben interesit publik.

Reagimi:

Qëndresa Qytetare: Mësymja ndaj News 24 sikur të ishte aset i aktivitetit kriminal dhe jo media informative në vend.

Qëndresa Qytetare shpreh shqetësimin më të thellë për aksionin e Policisë në godinën e televizonit News 24 dhe mediave partnere Ballkanwe, Gazeta Shqiptare dhe Gazeta Panorama.

Gazetarët po pengohen të futen në vendin e punës dhe ky është një akt i denjë për vendet autoratike.

Ky aksion është i papranueshëm sa kohë në këtë vend sipërmarrjet e sekuestruara të grupeve të strukturuara kriminale të trafikut ndërkombëtarë të drogës operojnë lirisht pa u penguar nga institucionet.

Qëndresa Qytetare kërkon që ky aksion së pari të ketë transparencë për shkak se në lojë është fati i një ndër mediave informative më të rëndësishme në vend, aq më tepër në një kohë kur liria e medias ka pësuar regres të ndjeshëm.

Qëndresa Qytetare solidarizohet me stafin e News 24 dhe fton qytetarët shqiptarë të reagojnë në mbrojtje të një media që i shërben interesit publik.

Një vend që cënon lirinë e medias është gati të bëjë kurban lirinë e qytetarit.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI