Flash

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

Lapsi.al 9 August 2025
Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën

BE është shprehur se mbështet negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës ruse në Ukrainë, por rithekson se në tryezën e bisedimeve duhet të jetë e pranishme dhe Ukraina ku mund të marrë vendime të pavarura e sovrane. Takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump është njoftuar se do të mbahet më 15 gusht në Alaska. Megjithatë liderë europianë të cilët janë shprehur pro paqes, kanë bërë thirrje që BE dhe Ukraina të jetë e pranishme në takim.

Franca, Gjermania dhe Britania  kërkojnë gjithashtu që çdo lëshim territorial nga Kievi të shoqërohet me garanci të palëkundura sigurie, përfshirë pranimin përfundimtar të Ukrainës në NATO.

“BE-ja vazhdon të mbështesë negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës së agresionit të Rusisë, me Ukrainën në tryezë dhe në të cilat Ukraina mund të marrë vendime të pavarura dhe sovrane, të cilat BE-ja do t’i mbështesë”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për ANSA-n në lidhje me samitin Trump-Putin dhe lëshimet e mundshme territoriale nga Ukraina.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI