Flash

Shehaj: Mbyllja e News24 paralajmëron mediat. Kush nuk i nënshtrohet Ramës, shuhet

Lapsi.al 9 August 2025
Shehaj: Mbyllja e News24 paralajmëron mediat. Kush nuk i nënshtrohet

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ashpër pas mbylljes së sinjalit të News24, duke e cilësuar këtë një akt për të frikësuar të gjitha mediat e vendit.

“Nëse përcjell propagandën e pushtetit, përfiton tendera, koncesione, privilegje. Nëse jo, pushteti të shuan,” deklaroi Shehaj.

“Mbyllja e News24 është një akt për t’u thënë të gjitha mediave: O nënshtroheni, o shuheni! Sot është News24, nesër mund të jetë kushdo.”

Shehaj tha se pas mbylljes së Agon Chanel, Ora News, e tani News 24 si një televizion i rëndësishëm në vend, duhet të shqetësojë çdo qytetar që dëshiron të jetojë në një vend demokratik.

Lexo më tej: Terror policor/ Rrethohet televizioni News 24, ndalohen gazetarët të punojnë 

Ai theksoi se në Shqipëri funksionojnë dy standarde në raport me ligjin:

“Një për ortakët e Ramës, që marrin mbështetje, tendera e prona publike. Një tjetër për ata që kërkojnë të jenë të lirë dhe t’i shërbejnë qytetarëve. Nëse je media që përcjell mesazhin e zyrës së propagandës së Edi Ramës, përfiton privilegje. Por nëse nuk e lejon pushtetin të të kontrollojë, ai gjen mënyrën të të mbyllë gojën” - theksoi mes të tjerash kreu i Partisë Mundësia.

Të këshilluara

Fundjava nis me temperatura të larta

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në ju...

08:29

Tiranë, i riu mbërrin i plagosur në spital

Një 27-vjeçar me inicialet R. Ç., është vetëparaqitur në spital rreth orës 23:00 i plagosur në këmbë. Në njoftim thuhet se ai ishte plagosur me armë zjarri në v...

10:28

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI