Flash

Amy Schumer flet për operacionin në shpinë: Kam një shans i ri

Lapsi.al 10 August 2025
Amy Schumer flet për operacionin në shpinë: Kam një shans i

Amy Schumer ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një përditësim të rëndësishëm, duke treguar se është operuar për shkak të një problemi me shpinën.

Ajo njoftoi se ka kryer një laminectomi, një kirurgji ku hiqet një pjesë e kockës së shtyllës kurrizore për të lehtësuar dhimbjet.

Në postimin e saj, Schumer shpjegoi se problemi ka nisur nga një dëmtim i kaluar në surf. Megjithatë, komediania e njohur e mori situatën me humor, duke shkruar: “Që nga lëndimi im me surf, L5 më ka shkaktuar shumë dhimbje. Sot bëra një laminektomi! Rikuperimi është i shpejtë dhe kur të ndihem më mirë, do të blej recipeta!”

Po ashtu, ajo postoi edhe një selfie në Instagram Stories nga spitali, duke ndarë një moment nga rikuperimi i saj dhe një koment humoristik mbi bisedat që kishte dëgjuar në spital: “Dëgjova një bisedë pas operacionit: ‘Pickleball mbajnë këtë vend në biznes’”.

Schumer ka qenë gjithmonë e hapur me fansat për përvojat e saj shëndetësore.

Ajo ka diskutuar kohët e fundit për përdorimin e ilaçeve për humbje peshe, ku në muajin mars zbuloi se po përdorte Mounjaro dhe kishte pasur një përvojë pozitive me të, pas një periudhe të vështirë me Ozempic. “Ozempic më bëri të përjetoj një përvojë të tmerrshme me të vjella,” ka treguar Schumer në një intervistë.

 

Të këshilluara

MGK flet për ndarjen nga Megan Fox

MGK (Machine Gun Kelly), më në fund ka thyer heshtjen rreth ndarjes së tij me aktoren Megan Fox dpërmes këngës  “Treading Water”, pjesë e albumit të tij të ri “...

18:00

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI