Flash

Atentat në Gjilan/ Dy të vrarë dhe dy të plagosur

Lapsi.al 10 August 2025
Atentat në Gjilan/ Dy të vrarë dhe dy të plagosur

Një incident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në qytetin e Gjilanit, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ngjarja është shkaktuar nga një shtetas i Kosovës, i cili njihet nga Policia dhe aktualisht është në arrati.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar rastin për Telegrafin, duke bërë me dije se autoritetet janë angazhuar në kërkimin e të dyshuarit.

“Sot, më datë 10 gusht 2025, rreth orës 12:32, ka ndodhur një rast i rëndë i vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Gjilan. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendngjarje, ndërsa dy të plagosur janë dërguar në Qendrën Emergjente të qytetit për trajtim,” ka deklaruar Hashani.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve rajonale, sektori për krime të rënda dhe përfaqësuesi i Prokurorisë, të cilët kanë nisur hetimet për të zbuluar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

“Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, po zhvillon hetime të thelluara me qëllim sqarimin e motiveve dhe detajeve të këtij akti të rëndë,” ka përfunduar zëdhënësi Hashani.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI