Flash

Dalin PAMJET/ Tronditet Gjilani, 3 të vrarë në një përplasje me armë

Lapsi.al 10 August 2025
Dalin PAMJET/ Tronditet Gjilani, 3 të vrarë në një

Tre persona janë vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë pas të shtënave me armë zjarri mesditën e kësaj të diele në Gjilan. Fillimisht u raportua për dy viktima, por edhe personi i tretë që po merrte ndihmë mjekësore në spital, fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim, i cili është identifikuar si Mefail Shkodra, (i treti në foton lart) bëhet me dije se është një emër i njohur për policinë.

Viktimat janë identifikuar si Selami dhe Edmond Hasani, babë e bir ndërsa i plagosur ka mbetur dhëndri i tyre. Viktima e tretë është identifikuar si Abedin Hoxha, rreth 68 vjeç. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova“ . 

I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

Policia e Kosovës, Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, - deklaroi Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Gjilan. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI