Flash

Kourtney Kardashian mohon sërish thashethemet për shtatzëni

Lapsi.al 10 August 2025
Kourtney Kardashian mohon sërish thashethemet për shtatzëni

Kourtney Kardashian është detyruar sërish të reagojë ndaj thashethemeve se është në pritje të një fëmije të dytë me bashkëshortin e saj, bateristin Travis Barker.

Në një postim të fundit në Instagram të publikuar të premten, themeluesja e Poosh ndau një foto të ëmbël me djalin e tyre, Rocky Thirteen, ndërsa po shijonin një udhëtim me varkë. Por ajo që duhej të ishte një moment i lumtur familjar, u kthye në një fushë spekulimesh.

"THONË SE JE SHTATZËNË, KOURTNEY," komentoi një ndjekës në postimin e saj.

Kardashian iu përgjigj pa shumë bujë: "Duke ngrënë pancakes dhe duke u hedhur nga shkëmbinjtë ", – duke përgënjeshtruar qartë çdo aludim për shtatzëni.

Kjo nuk është hera e parë që ylli i “The Kardashians” i duhet të përballet me thashethemet e shtatzënisë. Vetëm një muaj më parë, pas publikimit të disa fotove nga pushimet në Portofino të Italisë, fansat nisën të spekulonin se ishte sërish në pritje.

Kourtney, 46 vjeç, reagoi atëherë duke thënë: “Mund të jem duke ushqyer me gji, duke ngrënë akullore, fokaça, makarona, pa stërvitje dhe duke jetuar jetën time më të mirë, baby!”

Ajo dhe Travis Barker mirëpritën djalin e tyre të parë së bashku, Rocky Thirteen, në nëntor të vitit 2023. Kardashian gjithashtu ka tre fëmijë të tjerë me ish-partnerin e saj, Scott Disick.

Të këshilluara

MGK flet për ndarjen nga Megan Fox

MGK (Machine Gun Kelly), më në fund ka thyer heshtjen rreth ndarjes së tij me aktoren Megan Fox dpërmes këngës  “Treading Water”, pjesë e albumit të tij të ri “...

18:00

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI