Flash

Një tërmet me magnitudë 6.1 trondit Turqinë, shemben disa ndërtesa

Lapsi.al 10 August 2025
Një tërmet me magnitudë 6.1 trondit Turqinë, shemben disa

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi raportoi se një tërmet me magnitudë 6.1, me epiqendër në rrethin Sındırgı të provincës Balıkesir goditi vendin në orën 7:53 të mbrëmjes.

Tërmeti u ndje edhe në Stamboll dhe Izmir. Disa lëkundje pasuese janë regjistruar edhe pas tërmetit kryesor.

Tërmeti u fiksua nga shumë kamera sigurie. Deri tani flitet për dëme të shumta në banesa dhe të paktën 4 të plagosur.

“Jemi në gatishmëri të lartë me të gjitha njësitë tona dhe po vlerësojmë çdo raport që marrim. U bëjmë thirrje fuqimisht qytetarëve tanë të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara gjatë kësaj periudhe. Po monitorojmë zhvillimet dhe u urojmë të gjithë qytetarëve shërim të shpejtë" – thuhet në një reagim të ministrisë turke të emergjencave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI