Flash

Plazhet bosh/ Rama pranon më në fund dështimin: Do marrim masa radikale

Lapsi.al 10 August 2025
Plazhet bosh/ Rama pranon më në fund dështimin: Do marrim masa

Pas muajsh propagande për një turizëm në kulmin e suksesit, madje edhe me kronika të porositura lajmesh se Shqipëria po konkuron për plazhistë me Greqinë dhe Kroacinë, Edi Rama për herë të parë pranon në mes të gushtit atë që shumë shqiptarë dhe turistë e kanë vërejtur prej kohësh. Plazhet janë bosh dhe situata nuk është aspak siç është shitur.

Në një reagim që duket si pranim i dështimit, kryeministri paralajmëron masa radikale për vitin e ardhshëm, për të cilat do të flasë në shtator.

Sipas Ramës, bizneset nuk po mendojnë strategjikisht, por po i bëjnë gropën vetes. "E fundit që kam është që rilindja urbane 2.0 është një program që do të vazhdojë 4 vjet dhe ky proces do të jetë konstant. Nuk është një aksion, nuk është një sulm veror dhe ata që thonë që po, pse nuk e lije dot për në dimër, iu them jo, nuk e linim dot për në dimër. Jo, po se kemi turistët nëpër këmbë, mos kini asnjë merak, se çështja e turistëve nuk lidhet me këtë. Çështja e turistëve lidhet me 2 a 3 gjëra të tjera për të cilat do të flasim shumë hapur dhe shumë qartë në shtator. Duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendon fare strategjikisht, por po mendon vetëm kap ça të kapësh sot dhe praktikisht po i bën gropën vetes për nesër, pasi gjithë ato investime që po bën, nuk do të mund dot t’i shlyejë dhe as do të mund dot t’i kthejë në investime të qëndrueshme për fëmijët nëse sot vendos çmime të cilat do të hapin me shumë shpejtësi fjalën që është shumë shtrenjtë në Shqipëri. Por do të flasim për këtë, siç do të flasim edhe për plazhet ku kemi bërë një hap të madh përpara këtë vit, por të pamjaftueshëm dhe do të marrin masa radikale edhe me plazhet për vitin e ardhshëm, ku bashkitë do të marrin shumë më tepër forcë, por ama shkundja e bashkive sot është një domosdoshmëri që të gjitha gjërat të shkojnë shumë më mirë nesër dhe që pushteti vendor që ka bërë shumë gjëra, por që ka shumë të meta, të ngrihet në një nivel tjetër" - deklaroi mes të tjerash Rama. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI