Flash

Radhë deri në tre kilometra në Kakavijë, fluks i lartë hyrjesh në Shqipëri

Lapsi.al 10 August 2025
Radhë deri në tre kilometra në Kakavijë, fluks i lartë

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në Kakavijë, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, si pasojë e fluksit të shtuar të qytetarëve që vijnë drejt Shqipërisë për pushimet e verës. Kolona nga pala greke ka arritur deri në 3 kilometra gjatësi.

Përballë këtij fluksi të lartë, pala shqiptare po punon me tre sportele, ndërsa pala greke me dy, por vonesat vijojnë për shkak të numrit të madh të udhëtarëve.

Sipas të dhënave zyrtare nga PKK Kakavijë, gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar gjithsej 15,112 shtetas në hyrje-dalje – prej të cilëve 10,551 kanë hyrë në territorin shqiptar dhe 4,561 kanë dalë. Gjithashtu, janë përpunuar 4,942 mjete, nga të cilat 3,578 në hyrje dhe 1,364 në dalje.

Ky intensitet pritet të vazhdojë deri më 15 gusht, datë që përkon me festën e Shën Mërisë, një ndër ngjarjet më të rëndësishme fetare për komunitetin ortodoks. Pas kësaj date, pritet që fluksi të zhvendoset në dalje nga territori shqiptar, ndërsa gushti konsiderohet periudha më e ngarkuar për këtë pikë kufitare gjatë gjithë sezonit veror.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI