Flash

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Në kërkim edhe djemtë e autorit (FOTO)

Lapsi.al 10 August 2025
Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Në kërkim edhe djemtë e

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje personale të Mefail Shkodrës, të dyshuarit për vrasjet e sotme në Gjilan.

Pasi publikoi më herët shpalljen në kërkim të 52-vjeçarit, Policia ka publikuar fotografitë dhe të dhënat edhe të djemve të tij, 22-vjeçarit Edonis Shkodra dhe 20-vjeçarit Engjull Shkodra, të cilët dyshohet se janë përfshirë gjithashtu në këtë rast. Policia e Gjilanit po kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i kapur ata.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, - apelon Policia.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI