Flash

Berisha: Nuk ka asnjë bazë ligjore rrethimi apo ndërprerja e sinjalit të News24

Lapsi.al 11 August 2025
Berisha: Nuk ka asnjë bazë ligjore rrethimi apo ndërprerja e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë nga selia blu. Berisha shprehu solidaritetin e tij dhe të PD-së, me gazetarët dhe punonjësit e Focus Media Group, të cilët sipas tij janë subjekt i agresionin të kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se News24, është televizioni i tretë "viktimë e Ramës", ndërsa shtoi se nuk ka asnjë bazë ligjore rrethimi, ndërprerja e sinjalit, shkëputja e kabllove të transmetimit, që është realizuar këto 3 ditë ndaj medias në fjalë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Jam sot këtu për të shprehur solidaritetin tim më të plotë dhe të PD, me gazetarët dhe punonjësit e Focus Media Group, të cilët janë subjekt i një agresioni të vërtetë banditesk të Ramaduros dhe narkoshteit të tij që, nuk zbaton asnjë ligj, asnjë rregull, përveçse sentimenteve të urrejtjes së tij ndaj fjalës së lirë.

News 24 shënon televizionin e tretë viktimë e Edi Ramëa, bastard i xhelatit Kristaq Rama, që firmosi më 10 gusht të vitit 1988 varjen në litar të disidentit Havzi Nela, vetëm e vetëm për fjalën e lirë, vargjet e lira, mendimin e lirë.

News 24 dhe Focus Media Group, ishin nga të paktat media shqiptare, të cilat me përpjekje të mëdha ruanin një pavarësi në lajmet, në debatet, në investigimet e tyre. E vërteta është që, ky ekip e tronditi me emisionet e tij Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale, qeverinë.

Nuk ka absolutisht asnjë bazë ligjore rrethimi, ndërprerja e sinjalit, shkëputja e kabllove të transmetimit, që Edi Rama ka realizuar këto 3 ditë ndaj televizionit.

Në ndërtesën ku ndodhet televizioni News 24, kontrata është gjer në 2033, siç e kanë pohuar vet organet zyrtare. Për pjesën tjetër të ndërtesës ku ndodhen media të tjera të Focus Group, qiraja është paguar edhe në muajin korrik.

Ka një proces gjyqësor midis palëve, sepse kemi të bëjmë me tjetërsime pronash, dhe natyrisht, ligji vepron, njeh të drejtën e parablerjes të atij që e administron pronën.

Të gjitha këto, janë akte atentate të rënda ndaj fjalës së lirë, janë përpjekje për të vendosur, për të shuar çdo zë kundër çdo burimi të pavarur, çdo hetimi gazetarësk të pavarur nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale.

Dënoj me forcën më të madhe në emër të PD këto akte tiranike të narkoshtetit të Ramaduros, dhe kërkoj rikthimin e menjëherëshëm të sinjalit, veprimtarisë normale të gazetarëve dhe punonjësve të News 24 dhe mediave tjera të këtij grupi.

Të këshilluara

Mbyllja e News24/ Gazetarët në protestë

“Ne s’jemi kriminelë që na sillni polici e ushtri”, me këto pankarta në duar, gazetarë dhe punonjës të kompanisë Fokus Media News, kolegë të mediave të tjera në...

12:12

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI