Flash

“Dashuri që ushqen, fuqi që rrit”/ Murali për gjidhënien në zemër të Prishtinës

Lapsi.al 11 August 2025
“Dashuri që ushqen, fuqi që rrit”/ Murali për

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) dhe Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtinës e kanë përuruar të hënën një mural në kryeqytetin e Kosovës, që ka të bëjë me rëndësinë e gjidhënies. Murali është punuar nga Ermira Murati, e njohur si “Orange Girl” para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

“Nuk është vetëm një mural, është një akt ose njëkohësisht është një homazh i forcës, sfidës, i dashurisë që vetëm nëna dinë me e dhënë këtë më së miri”, ka thënë Murati.

Murali është quajtur, “Gjidhënia: Dashuri që ushqen, fuqi që rrit!”

Organizatorët kanë thënë se në kuadër të Javës Botërore të Gjidhënies, që shënohet në periudhën 1-7 gusht, janë zhvilluar edhe shumë aktivitete tjera.

“Edhe pse gjidhënia është instinkt, është gjithashtu një aftësi që mësohet”, ka thënë drejtoresha ekzekutive e AMC-së, Rina Demiri Spahija.

Ajo ka bërë thirrje që shoqëria t’i mbështesë nënat në të mësuarit dhe vazhdimin e këtij procesi.

Sipas një ankete të cituar nga organizatorët, e vitit 2020, shkalla e ushqyerjes së foshnjave vetëm me gji në gjashtë muaj e parë të jetës ka rënë në 29 për qind në Kosovë, nga 40 për qind sa ka qenë në periudhën 2013-2014.

“Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjidhënia është ndër mënyrat më efektive për të siguruar shëndetin dhe mbijetesën e fëmijëve”, është thënë në ceremoni.

Po sipas të dhënave të OBSH-së, gratë që ushqejnë foshnjat me gji kanë rrezik më të ulët nga kanceri i gjirit dhe vezoreve.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka thënë se është duke punuar me Ministrinë e Drejtësisë, Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) dhe Qeverinë e Luksemburgut për t’i edukuar nënat e reja mbi rëndësinë e gjidhënies përmes klasave për prindërim. Sipas OBSH-së, qumështi i gjirit i mbron foshnjat nga sëmundje të ndryshme dhe promovon zhvillimin e shëndetshëm./REL

Të këshilluara

Zjarr edhe në Tërbaç të Vlorës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Tërbaç dhe po përhapet me shpejtësi drejt banesave. Era e fortë dhe terreni i vështirë po e bëjnë të pamun...

18:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI