Flash

Jennifer Aniston flet për humbjen e Matthew Perry

Lapsi.al 11 August 2025
Jennifer Aniston flet për humbjen e Matthew Perry

Jennifer Aniston ka bërë një rrëfim prekës për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut të saj në serialin “Friends”, Matthew Perry.

Në një intervistë të publikuar të hënën për revistën Vanity Fair, aktorja tha se ajo dhe pjesa tjetër e kastit — Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer dhe Matt LeBlanc — bënë gjithçka që mundën për ta ndihmuar Perry gjatë betejës së tij me varësinë.

“Gati sikur e kishim vajtuar Matthew prej kohësh, sepse ajo betejë ishte shumë e vështirë për të,” u shpreh Aniston.

Aktorja e “The Morning Show” pranoi me dhimbje se, edhe pse ishte një humbje e madhe për të gjithë, një pjesë e saj e ndjen se “është më mirë kështu”.

“Jam e lumtur që ai nuk ndjen më dhimbje,” tha ajo, duke iu referuar Perry-t, i cili ndërroi jetë në tetor 2023 në moshën 54-vjeçare si pasojë e një mbidoze me ketaminë.

Pas vdekjes së aktorit, Aniston i dedikoi atij një postim emocional në Instagram:

“Matty, të dua shumë dhe e di që tani je krejtësisht në paqe. Flas me ty çdo ditë… ndonjëherë gati sa nuk të dëgjoj të thuash ‘a mund të ishe më i çuditshëm?’”, shkroi ajo, duke cituar një nga frazat më të famshme të personazhit të Perry-t, Chandler Bing.

Në intervistën e saj të parë pas ndarjes nga jeta të Perry-t, Jennifer zbuloi se ai ishte “i lumtur” dhe “në formë të mirë” ditët e fundit të jetës së tij — madje ata kishin shkëmbyer mesazhe po atë mëngjes. “Ai nuk ishte në dhimbje. Nuk po vuante,” tha ajo në dhjetor 2023. “Po punonte shumë me veten.”

Në gusht 2024, pesë persona u akuzuan për vdekjen e aktorit, përfshirë dy mjekë që pranuan fajësinë për shpërndarje të paligjshme të ketaminës.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI