Flash

MGK reagon ndaj thashethemeve për Sydney Sweeney

Lapsi.al 11 August 2025
MGK reagon ndaj thashethemeve për Sydney Sweeney

Pas muajsh spekulimesh, MGK (Machine Gun Kelly) më në fund ka reaguar ndaj thashethemeve që e lidhnin atë me aktoren e njohur të “Euphoria”, Sydney Sweeney.

Këto dyshime nisën pas një videoje virale që tregonte një moment të afërt mes tyre gjatë një eventi në Las Vegas, pak kohë pasi Sweeney ishte ndarë nga i fejuari i saj prej kohësh, Jonathan Davino.

Në një intervistë të fundit në emisionin “Watch What Happens Live” me Andy Cohen, një fans e pyeti drejtpërdrejt:

“Kyle P. do të dijë nëse ti dhe Sydney Sweeney ishit më shumë se miq?” MGK u përgjigj me humor: “Kyle P., mbylle gojën, shoku.”

Kjo përgjigje provokoi të qeshura në studio, por nuk ofroi një konfirmim apo mohim të qartë.

Në video e publikuar nga Page Six, MGK dhe Sweeney shihen duke u përqafuar dhe biseduar gjatë hapjes së klubit “Palm Tree Beach” në Las Vegas. Sweeney gjithashtu shfaqet në një galeri fotosh të ndarë nga MGK në Instagram gjatë të njëjtës periudhë.

Ndërkohë, në albumin e tij të fundit “Lost Americana”, MGK flet për periudhën e tij në rehabilitim dhe pranon problemet në lidhjen me Fox, përmes këngës “Treading Water”, ku këndon për "tradhëtit" dhe "shtëpinë që shkatërroi", duke premtuar ndryshim për vajzën e tij.

 

Të këshilluara

MGK flet për ndarjen nga Megan Fox

MGK (Machine Gun Kelly), më në fund ka thyer heshtjen rreth ndarjes së tij me aktoren Megan Fox dpërmes këngës  “Treading Water”, pjesë e albumit të tij të ri “...

18:00

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI