Flash

Paralizohet qarkullimi në Laç-Lezhë, 2 deri 4 orë për të përshkuar 15 km rrugë

Lapsi.al 11 August 2025
Paralizohet qarkullimi në Laç-Lezhë, 2 deri 4 orë për

Për të përshkruar 15 kilometra rrugë në këto ditë të nxehta vere, duhet që të presësh nga 2-4 orë. Kjo ndodh në aksin rrugor Laç-Lezhë, ku qytetarët përsos temperaturave të larta të këtyre ditëve, duhet që dhe të rrinë në trafik. Për Syri Televizion, ata shprehin pakënaqësinë e tyre për këtë situatë, ndërsa bëjnë apel për nëj zgjidhje urgjente.

Lëvizja përgjatë aksit rrugor Laç–Lezhë është kthyer në një makth për drejtuesit e automjeteve në këto ditë të nxehta gushti. Për të përshkuar vetëm 15 kilometra rrugë, qytetarëve u duhen nga 2 deri në 4 orë pritje në trafik.

Pika më problematike mbetet rrethrrotullimi i Fushë Milotit, ku përqendrohet edhe fluksi më i lartë i mjeteve, të cilet vinë nga Kosova dhe Tirana. Situata është rënduar më tej nga mbyllja e urës së vjetër mbi lumin Mat, për shkak të dëmtimeve që ajo ka pësuar, pasi aksi vjeter shërbente si rrugë alternative për shfryrjen e trafikut.

Qytetarët e cilësojnë të papranueshme pritjen në trafik, aq më tepër në këto ditë me temperature të larta.

Ndërkohë policia rrugore është vendosur në disa pika strategjike për të lehtësuar sadopak qarkullimin, ndërsa trafiku i rënduar pritet të jetë prezent deri në fund të muajit gusht, kur nis të bie dhe fluksi i pushuesve të zonat turistike.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI