Flash

Zjarr i përmasave të mëdha afër fshatit Sojnik në Gramsh

Lapsi.al 11 August 2025
Zjarr i përmasave të mëdha afër fshatit Sojnik në

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha është shfaqur në orët e vona të së dielës, në afërsi të fshatit Sojnik, pjesë e bashkisë Gramsh. Sipas banorëve të zonës, zjarri ka përfshirë një masiv pyjor të dendur. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është pothuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor.

Zjarri vijon të përhapet me shpejtësi për shkak të erërave dhe thatësirës që ka përfshirë rajonin në ditët e fundit. Autoritetet lokale janë në dijeni të situatës dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga banorët. Ende pritet ndërhyrja nga ajri.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI