Flash

BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj

Lapsi.al 12 August 2025
BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian thanë të martën se Ukraina ka të drejtën e natyrshme të zgjedhë vetë fatin e saj. Ky qëndrim i bllokut evropian vjen tri ditë para se presidenti amerikan, Donald Trump, të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, për të biseduar për përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës që ka nisur më 2022.

“Ne, udhëheqësit e BE-së, mirëpresim përpjekjet e presidentit Trump drejt përfundimit të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe arritjes të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme dhe të sigurisë për Ukrainën”, u tha në deklaratë.

“Një paqe e qëndrueshme që sjell stabilitet dhe siguri duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar, përfshirë parimet e pavarësisë, sovranitetit, integritetit territorial dhe kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë”, u shtua në deklaratën e bllokut.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqësit evropianë pritet të takohen me Trumpin të mërkurën. Trump ka qenë i paqartë për pritjet e tij nga samiti në Alaskë me Putinin të premten, duke thënë se dëshiron që të shikojë dhe vlerësojë se cilat janë idetë e udhëheqësit rus për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Zelensky ka përjashtuar mundësinë e dorëzimit të territoreve të pushtuara me forcë. Trump – i cili publikisht është përplasur me Zelenskyn në një takim në Shtëpinë e Bardhë në shkurt – tha se ishte “pak i shqetësuar” nga qëndrimi i Zelenskyt dhe këmbënguli se do të duhet të bëhen shkëmbime të territoreve.

“Do të ketë disa shkëmbime, do të ketë disa ndryshime në territore”, deklaroi ai. Por, udhëheqësi amerikan po ashtu tha se do t’i thotë Putinit se “duhet ta përfundosh këtë luftë”. Trump dhe Putin do të takohen në Alaskë më 15 gusht. BE-ja po përpiqet që edhe Zelensky të jetë i përfshirë në këto bisedime.

Presidenti amerikan po ashtu deklaroi se “ne do të tentojmë t’ia kthejmë mbrapsht Ukrainës një pjesë të atij territori”. Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan përmend “shkëmbimin e territoreve”, pavarësisht se nuk është e qartë se çfarë toke mund t’i japë Rusia Ukrainës. Kievi nuk ka pretenduar kontroll asnjëherë në territorin rus./REL

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 12 gusht 2025

Këtë të martë, 12 gusht 2025, në tregun e këmbimit valutor euro të blihet me 96.5 lekë dhe do të shitet 97.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 82.6 lekë dhe shit...

09:20

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI