Flash

Berisha: 5 leje ndërtimi për kulla vetëm në Golem, kartelit Çela–Çopja!

Lapsi.al 12 August 2025
Berisha: 5 leje ndërtimi për kulla vetëm në Golem, kartelit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim të fundit në Facebook, ka denoncuar lidhjet korruptive mes qeverisë dhe grupeve kriminale që po shkatërrojnë vendin.

Ai thekson se lejet e ndërtimit për kulla të larta në Golem janë dhënë në mënyrë të dyshimtë, duke favorizuar kartelin e Çelës dhe aleatët e tij, ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e këtyre veprimeve të paligjshme.

"Troplinët dhe kartelët e tjera, me lidhjet e tyre të ngushta me Ramaduron, siç e quajnë sot mediat e mëdha amerikane dhe botërore Edi Ramën, ka shndërruar Shqipërinë e vogël në lavatriçen më të madhe dhe më gjigante të parave të krimit në Europë"- thekson lideri i opozitës.

Berisha i bën thirrje institucioneve të drejtësisë të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndalur këtë aktivitet kriminal dhe shton se duhet të mbrohen interesat e vendit dhe qytetarëve.

Postimi i plotë:

Rama – Roko

5 leje për kulla vetëm në Golem, kartelit Çela–Çopja!

Të dashur miq,

Agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, me survejimet e tyre, faktuan se karteli famëkeq Çela–Çopja, i lidhur si mishi me thoin me qeverinë dhe piramidën e partisë së krimit, vetëm në një vit ka trafikuar në Europë 28 ton kokainë me vlerë 6 miliardë euro!

Ky kartel, sikundër ai i Troplinëve dhe kartelët e tjera, me lidhjet e tyre të ngushta me Ramaduron, siç e quajnë sot mediat e mëdha amerikane dhe botërore Edi Ramën, ka shndërruar Shqipërinë e vogël në lavatriçen më të madhe dhe më gjigante të parave të krimit në Europë.

Sipas Eurostat, indeksi i ndërtimit në Shqipëri është më i larti në Europë dhe konkretisht është 14,3 kundrejt vetëm 5,4 që është indeksi mesatar i ndërtimit të vendeve të BE-së, të marra së bashku.

Qytetari dixhital informon se kartelit Çela–Rroko, Ramaduro u ka dhënë lejet për ndërtimin e 5 kullave 30–50 kate në Golem, dhe konkretisht këto leje janë dhënë pronarëve të Resortit Turistik “Klajdi”, që janë Osman e Klajdi Kokoshi dhe dhëndri i tyre Xhuljo Salaj.

Por qershia mbi tortë është famozja Adelajda Roko, e cila, sipas qytetarit dixhital, e ka si shtëpinë e vet të dytë Resortin “Klajdi” në Golem!

📩 Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

Përshëndetje Doktor..!

Klajdi Resort në Golem të cilit iu bë kontroll nga SPAK të cilët akuzohen për pastrim parash të bandave në Shqipëri, është shtëpia e dytë e Adelajda Rokës, drejtoreshës së AZHT.

Pronaret e këtij Resorti (Osman Kokoshi, Klajdi Kokoshi dhe Xhuljo Salaj që është dhëndri i tyre) kanë marrë mbi 5 leje kullash në zonën e Golemit të dhëna nga AZHT duke pastruar lekët e krimit. Këta janë lavatricja e pushtetarëve dhe njerëzve të krimit që janë akuzuar për 17 ton kokainë.Anonim doktor.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI