Flash

Dyshohet se ka kryer krime lufte në Malishevë, arrestohet një person

Lapsi.al 12 August 2025
Dyshohet se ka kryer krime lufte në Malishevë, arrestohet një

Prokuroria Speciale njoftoi se është arrestuar një person, që dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Malishevës. R.M., u arrestua në Prishtinë dhe ai dyshohet për veprën penale: krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas njoftimit, R.M. dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, më 29-31 mars 1999, “në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”.

Prokuroria tha se kundër të akuzuarit ka siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve.

“Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, tha Prokuroria Speciale.

Së fundi, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur disa aktakuza për krimet që janë kryer gjatë luftës më 1998/99.

Po ashtu, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./REL

Të këshilluara

Flakët "mbërthejnë" qarkun e Shkodrës

Zjarret në qarkun e Shkodrës vijojnë të jenë aktive. Në bashkinë Shkodër, raportohet se 11 vatra janë regjistruar në 24 orët e fundit. Sipas informacioneve, ...

12:14

Kursi i këmbimit valutor, 12 gusht 2025

Këtë të martë, 12 gusht 2025, në tregun e këmbimit valutor euro të blihet me 96.5 lekë dhe do të shitet 97.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 82.6 lekë dhe shit...

09:20

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI