Flash

Focus Media Group thirrje ndërkombëtarëve: Veproni për të mbrojtur median e pavarur

Lapsi.al 12 August 2025
Focus Media Group thirrje ndërkombëtarëve: Veproni për

Bordi Drejtues i “Focus Media Group” ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare pas bastisjes së zyrave të News24 dhe Panorama TV. Në reagimin zyrtar Bordi Drejtues shprehet se po kryhet një sulm i rëndë ndaj lirisë së medias. Forcat ushtarake pushtuan ambientet e News24, Balkanweb, Gazetës Shqiptare, Radio Rash, Gazetës Panorama, Panorama Sport pa një urdhër gjykate dhe pa një përmbarues.

“Gazetarët u dëbuan me forcë” shprehet Bordi Drejtues dhe “sinjali i transmetimit të News24 u fik, pasi u shkëput energjia elektrike”.

“Ky nuk është zbatim i ligjit, kjo është diktaturë në veprim. Përdorimi i ushtrisë kundër popullit tënd është një akt i ulët, i denjë për regjime si Korea e Veriut, Rusia dhe Venezuela, jo për një demokraci europiane.

Prej dekadash, News24 dhe Panorama kanë mbrojtur pluralizmin politik, kanë dhënë zë të gjitha palëve dhe kanë promovuar imazhin e Shqipërisë në botë. Tani po ndëshkohen për këtë”, shprehet Bordi Drejtues i Focus Group. Më tej në këtë qëndrim zyrtar Bordi Drejtues ka adresuar një apel ndaj shqiptarëve, partnerëve ndërkombëtar dhe Shoqërisë Civile.

THIRRJE E HAPUR PËR PUBLIKUN SHQIPTAR DHE MISIONET NDËRKOMBËTARE

Më 9 gusht 2025, qeveria e Shqipërisë kreu një sulm të rëndë ndaj lirisë së shtypit.

Në agim, mjete ushtarake dhe forca të armatosura pushtuan ambientet e News 24, Balkanweb, Radio Rash dhe grupit mediatik Panorama, pa urdhër gjykate, pa autoritet ligjor, pa përmbarues. Gazetarët u dëbuan me forcë, energjia elektrike u ndërpre, për rrjedhojë sinjali i transmetimit dhe godinat u sekuestruan.

Ky nuk është zbatim i ligjit, kjo është diktaturë në veprim. Përdorimi i ushtrisë kundër popullit tënd është një akt i ulët, i denjë për regjime si Korea e Veriut, Rusia dhe Venezuela, jo për një demokraci europiane.

Prej dekadash, News24 dhe Panorama kanë mbrojtur pluralizmin politik, kanë dhënë zë të gjitha palëve dhe kanë promovuar imazhin e Shqipërisë në botë. Tani po ndëshkohen për këtë.

Ne u bëjmë thirrje,

– shqiptarëve: Mbroni të drejtën tuaj për të njohur të vërtetën.

-Partnerëve ndërkombëtarë, veproni tani për të mbrojtur median e pavarur në Shqipëri.

-Shoqërisë civile dhe gazetarëve, qëndroni të bashkuar kundër këtij precedenti të rrezikshëm.

Nëse mund të mbyllin gojën News24, mund të heshtin këdo.

Demokracia vdes në heshtje, ne nuk do të heshtim.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 12 gusht 2025

Këtë të martë, 12 gusht 2025, në tregun e këmbimit valutor euro të blihet me 96.5 lekë dhe do të shitet 97.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 82.6 lekë dhe shit...

09:20

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI