Flash

Ish partneri i Halle Berry përballet me kritika pas deklaratës

Lapsi.al 12 August 2025
Ish partneri i Halle Berry përballet me kritika pas deklaratës

Fansat e Halle Berry-t nuk janë aspak të kënaqur pas komenteve të ish-bashkëshortit të saj, David Justice, i cili ka folur për arsyet e divorcit të tyre në vitin 1997.

Gjatë një interviste në podcast-in "All the Smoke" të Matt Barnes, ish-lojtari i MLB-së ka përmendur se martesa e tij me aktoren fituese të çmimit Oscar dështoi për shkak të mungesës së ndihmës në punët e shtëpisë.

David Justice, tani 59 vjeç, ka hapur zemrën për divorcin e tij nga Berry duke shpjeguar se, si një djalë i ri nga Midwestern, ai kishte pritshmëri tradicionale për martesën, duke përfshirë ide se një grua duhet të kujdeset për gatimin dhe pastrimin. "Isha i ri dhe nuk kisha shumë përvojë në marrëdhënie," tha ai.

"Më pas filluam të kishim probleme pasi ajo nuk gatonte, nuk pastronte dhe nuk ishte  ashtu siç e prisja."

Përveç kësaj, Justice theksoi se, përkundër problemeve që kishin, asnjëherë nuk kishte pasur çështje lidhur me tradhtinë.

Ndërkohë, pas këtyre komenteve, fansat e Halle Berry-së reaguan fuqishëm në rrjetet sociale duke e akuzuar Justice për komente seksiste. Ata e kritikuan për përpjekjen për të "definuar" rolin e gruas dhe shprehën se ky mendim është i pasaktë dhe i dënueshëm për kohët moderne.

Përveç kësaj, Justice ndau një tjetër ankesë, duke thënë se Halle  kishte lejuar që publikimi i akuzave për abuzim ndaj një ish-partneri të mos sqarohej, duke e lënë atë të kuptohej se ai ishte abuzuesi i mundshëm.

Çifti u martua në vitin 1993 pas vetëm disa muajsh lidhjeje, por u ndanë në vitin 1996 dhe divorcimi u finalizua në vitin 1997. Pas divorcit, Justice u martua me Rebecca Villalobos dhe kanë tre fëmijë së bashku.

Berrynga ana tjetër, është në një lidhje me këngëtarin Van Hunt, dhe ndonëse ai e ka propozuar për martesë, ende nuk ka një datë të caktuar për dasmën.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI