Flash

Zjarret masive në Gramsh/ Digjet teqeja e Shemberdhenjës

Lapsi.al 12 August 2025
Zjarret masive në Gramsh/ Digjet teqeja e Shemberdhenjës

Zjarret masive që kanë përfshirë zonat rurale të bashkisë Gramsh kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e banorëve dhe trashëgiminë kulturore të zonës.

Një ndër pasojat më të rënda është djegia e teqes së Shemberdhenjës, një objekt me vlerë historike dhe shpirtërore për komunitetin, ku sipas burimeve nga terreni dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar brenda.

Flakët e përhapura me shpejtësi kanë përfshirë disa, mes tyre Skënderbegas, Kullollas, Bletëz, Sojnik, Mukaj dhe Kukur, duke shkaktuar një situatë alarmante. Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë vështirësuar tej mase përpjekjet e forcave të emergjencës për të frenuar përhapjen e zjarreve

Autoritetet vendore dhe qendrore kanë dislokuar trupa shtesë në terren, përfshirë Forcat e Armatosura dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, ndërsa vijon ndërhyrja me helikopterë nga ajri për të ndihmuar në izolimin e vatrave më të rrezikshme.

Në disa prej fshatrave është evakuuar për të shmangur rrezikun për jetën, ndërkohë që dëmet në pyje, kullota dhe objekte banimi janë të konsiderueshme. Kjo situatë kërkon ndërhyrje të koordinuar, solidaritet dhe vëmendje të veçantë nga institucionet përgjegjëse, për të shmangur humbje të mëtejshme dhe për të mbrojtur jetën, pronën dhe trashëgiminë e zonës.

Gramshi po përballet me një nga emergjencat më të rënda të viteve të fundit ,komuniteti ka nevojë për ndihmë dhe veprim të menjëhershëm.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI