Flash

Beyoncé fiton Emmy-n e parë për “Beyoncé Bowl”

Lapsi.al 13 August 2025
Beyoncé fiton Emmy-n e parë për “Beyoncé

Beyoncé Knowles-Carter ka fituar çmimin e saj të parë Emmy, falë performancës spektakolare gjatë ndeshjes së NFL për Krishtlindje në Netflix, mes Baltimore Ravens dhe Houston Texans.

E titulluar “Beyoncé Bowl”, performanca me tematikë western në qytetin e saj të lindjes, Houston, shënoi debutimin live të këngëve nga albumi i saj i fundit “Cowboy Carter”.

Artistja ishte pjesë e një ekipi prej gjashtë personash që u vlerësuan me çmimin për kostumet më të mira në një shfaqje, dokumentar apo reality, një kategori që shpërblehet përmes një procesi të veçantë jurie dhe jo përmes votimit tradicional.

Ky çmim shënon një tjetër sukses për këngëtaren me 35 çmime Grammy, duke e çuar drejt “EGOT” – një nga arritjet më të rralla në industrinë e argëtimit, që përfshin fitimin e një Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony.

Përveç fitores, Beyoncé është gjithashtu e nominuar për “Specialin më të mirë varieté” si producente e “Beyoncé Bowl” dhe për regjinë më të mirë në një shfaqje varieté. Ndërkohë, Jay-Z, po konkurron në të njëjtën kategori si producent ekzekutiv i performancës së Kendrick Lamar në Super Bowl.

 

Të këshilluara

"Camp Rock 3"? Joe Jonas ndez spekulimet

Joe Jonas ka nxitur së fundmi spekulimet për një vazhdim të "Camp Rock 3". Gjatë një episodi të emisionit Hot Ones Versus, i transmetuar të martën, më 12 gus...

20:09

Taylor Swift zbulon titullin e albumit të ri

Taylor Swift ka zbuluar titullin e albumit të saj të 12-të në një mënyrë shumë të veçantë – gjatë një paraqitjeje surprizë në podcastin e të dashurit të saj, Tr...

14:29

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI