Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

DW: Shqipëria përvëlohet nga zjarret dhe vapa ekstreme

Lapsi.al 13 August 2025
DW: Shqipëria përvëlohet nga zjarret dhe vapa ekstreme

Nga veriu në jug, Shqipëria ndodhet nën pushtetin e flakëve. Zjarret, të nxitura nga vapa përvëluese dhe erërat e forta, po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar banesa, fshatra, qytete dhe parqe kombëtare. Mbi 10 mijë forca të emergjencave civile, ushtrisë dhe policisë janë angazhuar në terren, ndërsa 5 helikopterë po ndërhyjnë nga ajri. Në Gramsh, një i moshuar humbi jetën, ndërsa flakët kanë shkrumbuar banesa dhe kanë detyruar evakuime urgjente.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 64 vatra, prej të cilave 24 mbeten aktive. Autoritetet kanë shpallur evakuime urgjente në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, ndërsa forcat e emergjencës punojnë pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve.

Zonat më të rrezikuara

Rreth 24 vatra zjarri janë ende aktive, kryesisht në Delvinë, Dibër, Fushë Arrës, Gramsh dhe Tepelenë, duke kërcënuar zonat e banuara. Paraditen e 12 gushtit, një 80-vjeçar nga fshati Kullollas i Gramshit humbi jetën pasi zjarri që ndezi në kopshtin e banesës doli jashtë kontrollit. Flakët u përhapën me shpejtësi në disa fshatra, duke dëmtuar banesa dhe duke detyruar evakuime urgjente.

Edhe Delvina ndodhet në një betejë të vazhdueshme me flakët përvëluese që prej gati 48 orësh. Të nxitura nga erërat e forta, ato kanë avancuar drejt qendrës urbane, duke detyruar zhvendosjen e qindra banorëve, përfshirë edhe pacientë nga spitali lokal. Janë raportuar banesa të djegura, ndërsa operacionet ajrore dhe tokësore vijojnë nën kushte të vështira. Situata mbetet veçanërisht kritike në zonat malore, si në shpatet e malit të Gjerë në Finiq apo në Parkun e Rëzomës, ku terreni i thyer dhe mungesa e rrugëve po pengojnë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të forcave në terren.

10 mijë efektivë në luftë me flakët

Përballë situatës kritike, mbi 10 mijë efektivë nga emergjencat civile, Forcat e Armatosura, policia dhe shërbimi zjarrfikës janë vendosur në terren në të gjithë vendin.

Nga ajri po operojnë tre helikopterë në Gramsh dhe dy në Delvinë, të mbështetur nga mjete të ardhura nga Çekia dhe Sllovakia përmes Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile. Në zonat malore, ku qasja është e vështirë, po përdoren autobote dhe njësi të specializuara për transportin e ujit dhe logjistikën.

Autoritetet paralajmërojnë se temperaturat deri në 42°C dhe erërat e forta mbeten rrezik serioz për riaktivizimin e vatrave të shuara dhe krijimin e zjarreve të reja. Qytetarëve u bëhet thirrje të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re.

Zjarret ndezin debatin politik në Shqipëri

Çdo sezon veror, temperaturat ekstreme dhe thatësira çojnë në dhjetëra vatra aktive në Shqipëri, duke vënë në provë kapacitetet e mbrojtjes civile. Vala e zjarreve ka ndezur debatin politik mes qeverisë dhe opozitës për menaxhimin e situatës dhe mungesën e mjeteve ajrore për fikjen e flakëve.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për papërgjegjshmëri dhe korrupsion, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si "përgjegjësin kryesor për këtë katastrofë natyrore”. Ai kërkoi ndëshkim të ashpër për zjarrvënësit duke theksuar se "edhe zjarrvënia pa dashje duhet të parandalohet me çdo kusht”.

Kryeministri Edi Rama u kundërpërgjigj duke theksuar, se Shqipëria ka "më shumë mjete ajrore se çdo vit më parë”, falë flotës vendase dhe ndihmës ndërkombëtare. Ai shtoi, se edhe vendet fqinje me flota të mëdha zjarrfikëse "po përcëllohen më keq se kurrë dhe se kurimi i pasojave nuk e zëvendëson adresimin e shkaqeve”. /DW

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI