Flash

Lil Wayne anulon koncertin në Toronto për shkak të sëmundjes

Lapsi.al 13 August 2025
Lil Wayne anulon koncertin në Toronto për shkak të sëmundjes

Reperi i njohur amerikan, Lil Wayne, është detyruar të anulojë koncertin e tij të planifikuar në Toronto për shkak të një sëmundjeje të papritur.

Koncerti duhej të mbahej të hënën, më 11 gusht, në arenën Budweiser Stage, por është shtyrë në një datë të pacaktuar. Përmes një njoftimi në rrjetin social X (ish-Twitter), organizatorët bënë të ditur se:

“Për shkak të një sëmundjeje të papritur, koncerti i Wayne në Toronto do të shtyhet. Siç e dinë fansat e tij, ai gjithmonë synon të ofrojë performanca të jashtëzakonshme, dhe ishte shumë i entuziazmuar për këtë shfaqje.”

Ata shtuan më tej se biletat ekzistuese do të jenë të vlefshme për datën e re, e cila pritet të shpallet së shpejti. Asnjë detaj shtesë nuk është dhënë në lidhje me gjendjen shëndetësore të reperit 42-vjeçar, ndërsa përfaqësuesit e tij nuk kanë komentuar ende për mediat.

Lil Wayne ndodhet aktualisht në mes të turneut të tij “Tha Carter VI”, i cili nisi më 1 gusht në Virginia Beach, SHBA, dhe përfshin ndalesa në qytete si Detroit, Los Angeles, Dallas dhe të tjerë, për të përfunduar më 2 tetor në West Palm Beach, Florida.

Reperi po shoqërohet në disa data nga artistë si French Montana, Tyga dhe NoCap, ndërsa Belly Gang Kushington do të jetë pjesë e të gjitha performancave.

Ndërkohë, Wayne është përfshirë edhe në polemika të tjera personale. Ish-e dashura e tij, modelja Denise Bidot, e ka akuzuar reperin për dhunë fizike dhe për përfundimin e lidhjes përmes një mesazhi, pikërisht në Ditën e Nënës.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Bidot tregoi se Wayne e kishte përzënë nga shtëpia, së bashku me vajzën e saj, ndërkohë që ishte vetëm pesë javë pas një operacioni të rëndë estetik.

“Ky njeri më përzuri mua dhe vajzën time sot. Më ndau përmes një mesazhi në Ditën e Nënës. Dhe javën tjetër është ditëlindja e vajzës sime,” shkroi ajo ndër të tjera, duke shtuar se është në kërkim të ndihmës ligjore.

Reperi nuk ka reaguar publikisht për këto akuza.

 

Të këshilluara

Taylor Swift zbulon titullin e albumit të ri

Taylor Swift ka zbuluar titullin e albumit të saj të 12-të në një mënyrë shumë të veçantë – gjatë një paraqitjeje surprizë në podcastin e të dashurit të saj, Tr...

14:29

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI