Flash

Viktor Orban kopjon Ramën, inskenon foto si pasagjer i zakonshëm

Lapsi.al 13 August 2025
Viktor Orban kopjon Ramën, inskenon foto si pasagjer i zakonshëm

Në 29 korrik të këtij viti kryeministri Rama i gjendur nën akuzat për shpenzime marramendëse nga opozita inskenoi një fotografi sikur po udhëtonte si pasagjer i thjeshtë. kaq mjaftoi që shumë nga mediat që gjenden nën thundërën e tij të botonin lajme për këtë "foto të rstësishme", të shoqëruar me titujt: ‘Opozita insiston se kryeministri fluturon me charter, Rama fotografohet me familjen në ‘economy class’.

Fotoja alibi se Rama nuk udhëton me çarter

Fiks rreth dy javë më vonë e njëjta skenë është përsëritur edhe me njeriun që udhëheq me dorë të hekurt Hungarinë, kryeministrin Viktor Orban. Autokrati i Budapestit është parë në një avion linje ëizzair duke udhëtuar drejt Bilbaos. Sipas medias hungareze Telex kjo shihet si një kundërpërgjigje ndaj reagimeve publike pas kritikave për përdorimin e privat të avionëve qeveritarë, duke u detyruar dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhin mënyra më të përballueshme udhëtimi, ndërkohë që popullariteti i partisë në pushtet po bie. Deputeti i pavarur Ákos Hadházy e përshkroi këtë veprim të inskenuar si një shenjë se “sa në vështirësi është sistemi i udhëhequr nga Fidesz”. Telex gjithashtu raportoi se jo vetëm udhëtimi drejt Bilbaos ishte me aeroplan ekonomik, por Orbán po ashtu kishte fluturuar në korrik drejt Brukselit me Ryanair – gjithmonë me bashkëshorten – dhe ishte kthyer nga Parisi me Air France, duke përforcuar idenë të përdorimit të fluturimeve më ekonomike.

Fitorja e Orban nuk është modeli që i shërben opozitës

Por ajo që bie në sy është ngjashmëria e fotos të tanishme të kryeministrit hungarez me atë të Ramës të para dy javëve. I pari shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Anikó Lévai, i dyti kishte në krah Linda Ramën. Të katërt 'si rastesisht' janë fotografuar duke fjetur si pasagjerë të zakonshëm. Edhe në Tiranë edhe në Budapest ka pasur polemika të forta lidhur me abuzimet e shevave të qeverisë në përdorimin e çarterave. Rama u vu në qendër të vëmendjes kur plasi polemika për udhtimet e tij të luksit, pasi dolën hakerimet e të dhënave të TIMS nga iranianët, të cilat tregonin edhe llojin e mjetit me të cilin kishte udhëtuar kryeministri. Ato nxorrën se ai kishte përdorur plot 137 herë avionin privat me një kosto që sipas opozitës shkonte në rreth 22 milionë euro. Në vend që të jepte llogari dhe të bënte transparencë, Rama u fut në një spirale alibish që ranë njëra pas tjetrës. Fillimisht ai mohoi shifrat, pastaj tha se kishte një kontatë promoicionale, vijoji më tej duke thënë se ai shërbente si mascot për promovimin e Air Albanias. Ai nuk lejoi as ngritjen e një komisioni hetimor që do bënte transparencë në këtë drejtim.

Ngjashëm edhe Viktor Orban është gjendur shpesh në tehun e kritikave. Politikani që pretendon se flet në emër të vegjëlisë kundër elitave rezultoi se përdorte një çarter të imatrikuluar në Austri. Investigimi i mediave Direkt 36 dhe Atlatszo hodhën dritë mbi faktin se ky avion privat ishte pronë e oligarkut Lorinc Meszaros, mik i fëmijërisë dhe aleat politik i Orbanit. këto udhëtime nuk njoftoheshin zyrtarisht dhe ato bëheshin për qëllime familjare si pushime apo pranie nëndeshje futbolli. Opozita dhe OJF hungareze kanë akuzuar mungesën e transparencës si dhe faktin se këto udhëtime kamufloheshin nga buxhetet e Ministrive të mbrojtjes apo diplomacisë.

Pse nuk e lejon Rama hetimin e udhëtimeve me çarter

Kjo trysni publike e ka shtyrë anëtarët e qeverisë hungareze të shtojnë prezencën vizive në linja publike. Këtë strategji të njëjtë me të Ramës ka ndjekur edhe Orban, i cili nuk është çudi që të jetë këshilluar nga e njëjta kompani konsulence. Por edhe nëse s'është kështu, një gjë është e qartë, kryeministri ynë bëri një lëvizje sa për shou ndërsa autokrati hungarez ka filluar realisht që pas kritikave të përdorë vërtet më shpesh avionët e linjës.

©Lapsi.al 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI