Flash

2 shqiptarë dhe një italian arrestohen me 11 kg kokainë në Torino

Lapsi.al 14 August 2025
2 shqiptarë dhe një italian arrestohen me 11 kg kokainë në

Skuadra mobile e Torinos arrestoi 3 persona të cilëve iu gjet mbi 11 kilogramë kokainë e cila kishte si synim shpërndarjen. Ata janë 2 shqiptarë dhe një italian të cilët dolën para gjykatës dhe u lanë në qeli.

Mediat italiane shkruajnë se nga hetimet e kryera nga policia u mësua për një marrëveshje të mundshme të shkëmbimit të drogës pranë zonës industriale të Nichelino-s. Policia organizoi një operacion mbikëqyrjeje që dha rezultate.

Disa orë më vonë, dy makina që transportonin 3 persona mbërritën, pothuajse njëkohësisht. Teksa njëra makinë ndaloi në një parking, tjetra bëri një xhiro përpara se t'i afrohej të parës. Personi i makinës së dytë doli nga automjeti me një qese najloni, iu afrua automjetit tjetër dhe, disa çaste më vonë, e vendosi çantën në makinën e tij. Në atë pikë, oficerët vendosën të ndërhynin.

Gjatë kontrollit, oficerët gjetën afërsisht 7.7 kilogramë kokainë, të ndarë në blloqe, brenda qeses prej najloni. 3.5 kilogramë të tjerë të së njëjtës drogë u gjetën brenda makinës së lënë në parkim, të fshehur në një ndarje të bërë vetë nën sediljen e pasagjerit.

Gjatë kontrollit, i cili përfshiu edhe një shtëpi fshati aty pranë, çelësin e së cilës e kishte njëri nga tre personat e arrestuar, u sekuestruan 4800 euro dhe materiale paketimi për drogë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Maliq-Moglicë. Makina ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur sh...

19:28

Vritet me thikë 14-vjeçari në Maliq (Emri)

Rreth orës 17:30 në fshatin Pirg, një konflikt në ambientet e një lokali mes dy adoleshentëve, të dy 14-vjeçarë, ka përfunduar tragjikisht. Një prej tyre, Er...

19:12

23 vatra zjarri ende aktive në vend

Prej më shumë se 3 ditësh zjarret kanë “pushtuar” vendin tonë, duke djegur mijëra hektarë tokë, mbi 220 banesa, mijëra bagëti e fatkeqësisht i kanë marrë jetën ...

18:13

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI