Flash

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori ndryshon mënyra për marrjen e vizave

Lapsi.al 14 August 2025
Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori ndryshon mënyra për marrjen e vizave

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se nga 2 shtatori 2025 do të ketë ndryshime në procedurat e rinovimit të vizave.

Sipas njoftimit zyrtar, vetëm vizat e tipit B1/B2 që janë ende të vlefshme ose kanë skaduar prej më pak se 12 muajsh do të mund të rinovohen me postë.

Për të gjitha kategoritë e tjera të vizave, me përjashtim të disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet domosdoshmërisht një intervistë.

Ambasada u bën thirrje aplikuesve të vizave të vizitojnë faqet al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion të detajuar mbi kërkesat, procedurat dhe statusin e shërbimeve.

“Duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë.

Nxisim aplikuesit për vizë të kontrollojnë faqen e ambasadës al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet e ambasadës” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Maliq-Moglicë. Makina ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur sh...

19:28

Vritet me thikë 14-vjeçari në Maliq (Emri)

Rreth orës 17:30 në fshatin Pirg, një konflikt në ambientet e një lokali mes dy adoleshentëve, të dy 14-vjeçarë, ka përfunduar tragjikisht. Një prej tyre, Er...

19:12

23 vatra zjarri ende aktive në vend

Prej më shumë se 3 ditësh zjarret kanë “pushtuar” vendin tonë, duke djegur mijëra hektarë tokë, mbi 220 banesa, mijëra bagëti e fatkeqësisht i kanë marrë jetën ...

18:13

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI