Flash

Detaje të reja nga vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ U takuan të sqaroheshin, por...

Lapsi.al 14 August 2025
Detaje të reja nga vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ U takuan

Janë mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në fshatin Pirg të Maliqit pasditen e kësaj të enjteje ku një 14-vjeçar u vra me thikë nga një moshatar i tij.

Erald Xhejdo nga fshati Zvirinë mori plagë të rënda nga përplasja që ndodhi në një lokal dhe nuk mundi të mbijetojë pavarësisht se u dërgua më urgjencë në spital. Autori është identifikuar si Enedio Guri nga fshati Leminot.

PAMJE nga vendngjarja/ Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, zbulohet emri i  autorit | Panorama ONLINE | lajm i fundit, lajmet e fundit, lajme

FOTO/ Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes,  policë dhe ekspertë mjeko-ligjorë rrethojnë lokalin | Gazeta Shqip

Sipas policisë, autori dhe viktima kanë pasur një konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja. Burime në vendin e ngjarjes thanë se të miturit kishin lënë itakim për t’u sqaruar, por gjithçka përfundoi me përdorimin e thikave dhe sendeve të forta.

Vrasja në Maliq: Dy 14-vjeçarët ishin grindur një ditë më parë, u takuan në  lokal

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, pamje tronditëse nga vendi i ngjarjes (Foto)  - Sot News | Lajme

Edhe autori ka plagë në fytyrë të shkaktuara nga goditjet. 14-vjeçari është duke u marrë në pyetje në ambientet e spitalit të Korçës. Në vendin e ngjarjes ka ende gjurmë gjaku, karrige të rrëzuara dhe një tavolinë të rrëzuar ku besohet se ka nisur konflikti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Maliq-Moglicë. Makina ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur sh...

19:28

Vritet me thikë 14-vjeçari në Maliq (Emri)

Rreth orës 17:30 në fshatin Pirg, një konflikt në ambientet e një lokali mes dy adoleshentëve, të dy 14-vjeçarë, ka përfunduar tragjikisht. Një prej tyre, Er...

19:12

23 vatra zjarri ende aktive në vend

Prej më shumë se 3 ditësh zjarret kanë “pushtuar” vendin tonë, duke djegur mijëra hektarë tokë, mbi 220 banesa, mijëra bagëti e fatkeqësisht i kanë marrë jetën ...

18:13

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI