Flash

Salianji: Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan flakët me degë pemësh dhe lopata

Lapsi.al 14 August 2025
Salianji: Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan flakët

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku denoncon situatën alarmante të zjarreve në vendin tonë. Salianji kritikon qeverinë për mungesë përgjegjësie dhe mungesë mjetesh bazike për shuarjen e zjarreve.

Postimi i plotë:

U bënë së paku 4 vite që kemi denoncuar dhe propozuar zgjidhje, e jemi sërish në të njëjtin zjarr, vetëm se flakët janë më të mëdha dhe pushteti e ka marrë më rehatshëm.

Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata duke rrezikuar dhe jetët e punonjésvë që duhen respektuar e falenderuar për rraskapitjen!

Helikopterët dhe avionët e premtuar janë ende në letër, mjetet mungojnë, përgjegjësit fshihen. Ndërsa zjarret përpijnë pyje, fshatra e dëmtojnë gjithçka Kryeministri ka mjete ajrore vetëm për qejfe personale dhe udhëtime private.

Kjo nuk është vetëm paaftësi — është shpërdorim i qëllimshëm. Dhe ky zjarr duhet shuar dhe me hetim e përgjegjesi e jo vetëm me propagandë e foto nga larg.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 14 gusht 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.5 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet m...

08:50

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Këtë të enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në shumicën e territorit. Në ...

07:15

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI