Flash

Taylor Swift, këngë për prishjen e miqësisë me Blake Lively?

Lapsi.al 14 August 2025
Taylor Swift, këngë për prishjen e miqësisë me Blake

Taylor Swift  ka nxitur reagime me albumin e saj më të ri, “The Life of a Showgirl,” i cili pritet të dalë më 3 tetor.

Por është një titull specifik që ka tërhequr vëmendjen: kënga e gjashtë në album, “Ruin the Friendship”, për të cilën fansat po spekulojnë se mund të jetë një shigjetim ndaj ish-mikes së saj të ngushtë, Blake Lively.

Titujt e tjerë të albumit përfshijnë “The Fate of Ophelia,” “Elizabeth Taylor,” dhe “CANCELLED!”, por është pikërisht “Ruin the Friendship” që ka ngjallur më shumë reagime në rrjete sociale.

Miqësia e gjatë mes Swift dhe Lively ka qenë në qendër të vëmendjes prej dhjetorit 2024, kur aktorja e njohur paditi regjisorin e filmit It Ends with Us, Justin Baldoni, si dhe producentët dhe kompaninë e tij, për ngacmim seksual dhe një “fushatë shpifëse” për të shkatërruar reputacionin e saj — akuza që Baldoni dhe të tjerët i kanë mohuar.

Emri i Taylor Swift u përfshi në këtë betejë pasi ekipi ligjor i Baldonit pretendoi se këngëtarja kishte ushtruar presion ndaj tij për të pranuar ndryshimet që Lively donte të bënte në skenarin e filmit.

Edhe pse padia u hodh poshtë dhe tentativa për ta thirrur Swift në gjyq dështoi, ekipi i Baldonit vazhdoi të kërkonte komunikimet mes Swift dhe Lively.

Në qershor, një gjykatës refuzoi kërkesën e Lively për të mbajtur private këto komunikime, dhe kjo çoi në shtimin e dyshimeve për një prishje të mundshme të miqësisë së tyre.

Reagimet në rrjete sociale nuk vonuan. Një përdorues në X (ish-Twitter), @mynerdyhome, shkroi:

“Kush tjetër mendon se ‘Ruin The Friendship’ dhe ‘CANCELLED!’ janë për Blake Lively?”

Ndërkohë, prezantuesi brazilian Didi Effe ishte edhe më i bindur: “Jam i SIGURT që ‘Ruin The Friendship’ është për Blake Lively.”

Madje edhe Billy Bush, në podcastin e tij Hot Mics, komentoi: “Unë mendoj se ajo do ta ‘godasë’ Blake Lively në këtë album. Pse? Sepse Blake është një ish. Një ish-mikeshë. Dhe Taylor i do këngët për ish-at e saj.”

Në prill, një burim për PEOPLE tha se Swift ishte “thellësisht e lënduar” pas përfshirjes në çështjen ligjore.

Në maj, një tjetër burim tha se miqësia e tyre kishte ndalur përkohësisht, por “nuk ishin armike.”

Në qershor, burimet thanë se po punonin për të qenë “në marrëdhënie të mira,” por miqësia “nuk është më si më parë.”

 

 

Të këshilluara

"Camp Rock 3"? Joe Jonas ndez spekulimet

Joe Jonas ka nxitur së fundmi spekulimet për një vazhdim të "Camp Rock 3". Gjatë një episodi të emisionit Hot Ones Versus, i transmetuar të martën, më 12 gus...

20:09

Taylor Swift zbulon titullin e albumit të ri

Taylor Swift ka zbuluar titullin e albumit të saj të 12-të në një mënyrë shumë të veçantë – gjatë një paraqitjeje surprizë në podcastin e të dashurit të saj, Tr...

14:29

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI