Flash

Prishet miqësia e Taylor Swift dhe Blake Lively?

Lapsi.al 15 August 2025
Prishet miqësia e Taylor Swift dhe Blake Lively?

Miqësia e gjatë mes Taylor Swift dhe Blake Lively është vënë nën vëzhgim publik pas përfshirjes së emrit të këngëtares në betejën ligjore që aktorja po zhvillon me kolegun dhe regjisorin e saj të filmit It Ends With Us, Justin Baldoni.

Një burim i afërt me situatën ka konfirmuar për PEOPLE se "Taylor dhe Blake nuk po flasin."

Emri i Swift ka dalë disa herë gjatë luftës ligjore të Lively me Baldoni, 41 vjeç, që ka përfshirë një akuzë të paraqitur nga ekipi ligjor i Baldonit në janar 2025, e cila pretendonte se Swift kishte ushtruar presion mbi të për të pranuar ndryshimet që Lively kishte propozuar në skenarin e filmit. Kjo ankesë u hodh poshtë, por çështja vazhdoi të tërheqë vëmendjen.

Në një zhvillim të fundit, Swift ka njoftuar më 13 gusht se do të publikohet albumi i saj i ri The Life of a Showgirl, që do të përmbajë këngën Ruin the Friendship, për të cilën fansat po spekulojnë se mund të ketë të bëjë me marrëdhënien e saj me Lively.

Në një intervistë të fundit në podkastin e të dashurit të saj, Travis Kelce, Swift ka zbuluar se ka regjistruar albumin gjatë turit të saj "Eras" në Europë, para se të përfshihej në dramën ligjore lidhur me filmin It Ends With Us.

Të këshilluara

"Camp Rock 3"? Joe Jonas ndez spekulimet

Joe Jonas ka nxitur së fundmi spekulimet për një vazhdim të "Camp Rock 3". Gjatë një episodi të emisionit Hot Ones Versus, i transmetuar të martën, më 12 gus...

20:09

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI