Flash

Putin nuk i ka qejf pyetjet e pakëndshme, por bombardohet nga gazetarët

Lapsi.al 15 August 2025
Putin nuk i ka qejf pyetjet e pakëndshme, por bombardohet nga

Vladimir Putin i veshur me kravatë të kuqe, këmishë të bardhë dhe kostum të zi, ishte ulur në një karrige prej druri ngjyrë kafe, përpara një sfondi me fjalët “Alaska 2025” dhe Në ndjekje të Paqes.

Vetëm pak çaste më parë, ai kishte zbritur në Alaskë ku u prit nga Donald Trump. Gazetarët e huaj “e bombarduan” me pyetje presidentin rus gjatë ceremonisë së mirëseardhjes.

Kjo është hera e parë pas një kohe të gjatë që presidenti rus e gjeti veten në një dhomë me kaq shumë gazetarë të pavarur që nuk kontrollohen nga Kremlini.

Puna e grupit të shtypit rus që zakonisht udhëton me presidentin është shumë e ndryshme nga mënyra se si gazetarët amerikanë i mbulojnë ngjarjet.

Gazetarët rusë nuk bëjnë pyetje të paautorizuara ose të pakëndshme.

Këtë të premte gazetarët arritën t'i bëjnë pyetje Putinit, të tilla si "kur do të ndaloni së vrarë civilë?" dhe "pse Trump duhet t'u besojë fjalëve tuaja?"

Nuk ka asnjë mënyrë për të ditur nëse presidenti rus i dëgjoi pyetjet - por nëse ai del për një konferencë për shtyp, do të jetë e pamundur të shmangen plotësisht temat e pakëndshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI